Lajme

A po acarohen raportet Kosovë-Çeki?-Haradinaj anulon vizitën në Pragë

Autori: Gazeta inFokus 19:04 | 11 September 2019

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinajnuk do të shkojë të enjten në Pragë për të marrë pjesë në Samitin e Vishegradit.

Ndersa në Çeki raportohet se deklarata e presidentit Millosh Zeman për tërheqje të njohjes është arsyeja e anulimit të pjesëmarrjes nga ana e Kosovës.

 

-Advertisement-

Në Samitin e Vishegradit, përveç Çekisë, Sllovakisë, Polonisë dhe Hungarisë, marrin pjesë kryeministrat edhe të Ballkanit Perëndimor, e shefi i Qeverisë kosovare në detyrë, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vizitën në Pragë.

Në Zyrën e Kryeministrit e kanë konfirmuar për Gazetën Express se Haradinaj nuk do të marrë pjesë në Samitin e Vishegradit.

 

Ndërkaq zëdhënësja e Qeverisë çeke sot ka thënë se Kosova e ka anuluar pjesëmarrjen në samitin ku marrin pjesë udhëheqës të Ballkanit Perndimor.

Nga Zyra e Kryeministrit në detyrë thuhet se arsyeja e mospjesëmarrjes janë angazhimet e Haradinajt, ndërsa thonë se do të dalin së shpejti me njoftim zyrtar.

 

Republika Çeke, përveç për ndeshjen me Kosovën për kualifikime në Kampionatin Evropian, u bë temë e diskutimit pas një deklarate të presidentit Millosh Zeman në Beograd.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera