Lajme

A pati tërmet edhe në Kosovë, tregon sizmologu Mustafa

Autori: Gazeta inFokus 22:01 | 28 January 2020

Tërmeti i shkallës 5.4 rihter që goditi Durrësin rreth orës 21:00, është ndjerë edhe në Kosovë.

Këtë e konfirmoi për gazetën inFokus, Shemsi Mustafa nga Instituti Sizmologjik i Kosovës i cili tha se tërmeti ishte me epiqendër në Durrës dhe u dëgjua edhe në Kosovë, por nuk kishte termet ne Kosovë.

Sipas Mustafës epiqendra e këtij tërmeti ishte pikërisht aty ku ka qenë tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit.

-Advertisement-

“Tërmeti ka goditur Shqipërinë pikërisht aty ku e ka goditur edhe me 26 nëntor me një magnitudë prej 5.2 shkallë të rihterit. Eshtë e vërtetë qe dridhjet janë ndjerë edhe në Prishtinë sikurse herën e kaluar e sidomos në ndërtesat e larta”, tha ai./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera