Lajme

A paralajmërohen arrestime të reja? Flet avokati i akredituar i Speciales

Autori: Gazeta inFokus 08:11 | 03 September 2021

Në anën tjetër, avokatë të akredituar nga Specialja hedhin poshtë mundësinë se vizita e kryetares së Gjykatës Speciale, Ekaterina Trendafilova mund të ndërlidhet me arrestime të reja në Kosovë nga Prokuroria Speciale.

“Unë nuk e kisha lidh vizitën e kryetares me arrestimet e tjera. Kur do të ndodhin arrestimet, a do të ndodhin ato dhe në çfarë forme do të ndodhin ajo nuk dihet, sepse një gjatë të tillë mund ta dijë vetëm zyra e kryeprokurorit të specializuar dhe gjyqtari i procedurës paraprake”, u shpreh për Front Online Artan Qerkini, avokat i akredituar nga Specialja.

Sipas Qerkinit, vizita e Trendafiloves në Kosovë, do të jetë për ta informuar opinionin lidhur me mandatin dhe punën e kësaj Gjykate, pasi që, siç tha ai, ka shumë dilema në lidhje me ligjshmërinë e saj.

-Advertisement-

“Dhomat e Specializuara janë një mekanizëm sui-generis dhe natyrisht ka shumë të panjohura në lidhje me funksionimin dhe mandatin e kësaj gjykate dhe kjo mund të jetë një prej arsyeve të vizitës të kryetares edhe njoftimi i opinionit në mënyrë më të hollësishme me aktivitetin e gjykatës, mandatin e saj dhe mënyrën e funksionimit, sepse në opinion janë krijuar shumë dilema në lidhje me ligjshmërinë e funksionimit të saj, dhe me siguri ajo e ka pa të arsyeshme që t’i shpjegoj këto gjëra më hollësisht dhe kjo mund të jetë njëra nga arsyet e vizitës së saj”, tha Qerkini.

Përndryshe, vitin e kaluar kanë nisur arrestimet e Speciales ndaj ish-krerëve të UÇK-së, përfshirë këtu ish-presidentin, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin, ish-eprorin e lartë, Rexhep Selimin, etj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera