A ndikon në jetën seksuale Koronavirusi, flet seksologu nga Kosova

Autori: Gazeta inFokus
09:39 | 02 January 2021
Megjithëse shumica e njerëzve duket se shërohen nga COVID-19, seksologu kosovarë, Hajrullah Fejza ka paralajmëruar për disa efekte që mund të ndikojnë në jetën seksuale të pacientëve.
A ndikon Covid -19 në shëndetin seksual? Kësaj pyetje është munduar t’i jep një përgjigje Specialist i Seksologjisë, Hajrullah Fejza, ani pse thotë se ende nuk ka studime të mirëfillta në këtë fushë.
Në një intervistë, Fejza tha se në ordinancën e tij kanë filluar të shkojnë pacientë që kanë këso probleme.
“Duke qenë sëmundje që prek shumë sisteme në organizëm, COVID-19 pa shmangshëm ndikon edhe në shëndetin seksual të njeriut. Edhe në ordinancën tonë të seksologjisë në Prishtinë kohëve të fundit kemi patur një numër të rasteve që kanë qenë të prekur me COVID-19, te të cilët kanë filluar të manifestohen probleme të funksionimit seksual”, tha seksologu i vetëm që ka Kosova.
Ai thotë se, ndikim të konsiderueshëm paralajmërohet të ketë në çrregullimin e dëshirës dhe interesit seksual në të dy sekset si dhe çrregullime të ereksionit te burrat dhe lëngëzimit te gratë.
“Studime të pakta janë bërë deri tani në këtë fushë por të gjitha tregojnë që këto dëmtime janë të pranishme dhe se ato janë si pasojë e këtyre efekteve: Efekti psikologjik: Nëse e kemi parasysh faktin se truri është organi seksual më i rëndësishëm atëherë lehtë është të kuptohet pasoja që rezulton nga atakimi i shëndetit mental te rastet me COVID-19. Humbja e interesit dhe dëshirës për aktivitet seksual në të dy sekset është pasojë e drejtpërdrejtë e kësaj sëmundje. Efekti vaskular: Virusi që shkakton COVID-19 dëmton në masë të madhe murin e brendshëm të enëve të gjakut dhe rrjedhimisht dëmton qarkullimin normal e të mjaftueshëm të gjakut. Kjo pastaj rezulton me çrregullime te ereksionit te burrat kurse te gratë dëmton fazën e eksitimit në ciklin e përgjigjes seksuale që manifestohet me mungesë të lëngëzimit ( tharje vaginale) dhe dhembje gjatë aktit seksual”, tha Fejza.
Ai tha se përkeqësimi i përgjithshëm i shëndetit është se ndikimi i kësaj sëmundje në sistemin nervor, të frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut mund të dëmtojë funksionin erektil e që për pasojë paraqiten probleme afatgjate te personat e prekur nga ky infeksion.
“Me siguri që kërkohen studime e kërkime të shumta në këtë fushë për të konstatuar më saktë efektet e vërteta të COVID-19 në shëndetin seksual”, përfundoi Fejza.

Të tjera
-
Gjendet e vdekur një grua në Prishtinë
Një 80 vjeçare është gjetur pa shenja jete të enjten në Prishtinë, konkretish...
-
Kraki: Nuk i kemi numrat për konstituimin e Kuvendit, për qeveri po
Deputeti i Partisë Guxo, Nezir Kraki, që vepron brenda Grupit Parlamentar të ...
-
Policia: Dëme të mëdha nga zja*rri në zonën industriale të Prishtinës, qytetarët të shmangin zonën
Një zjarr ka përfshirë sonte një objekt të një kompanie në zonën industriale ...
-
60-vjeçarja rrezikonte të mbytej në plazhin e Himarës
Një grua rreth 60 vjeçe ka rrezikuar të mbytet pasditen e së enjtes në plazhi...
-
Djali i Jakup Krasniqit: Biseda private me babanë për përfshirje në politikë s’barazohet me deklaratat e Kurtit
Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, ka thënë se një bisedë private dhe të sinq...
-
Digjen depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, nuk dihet ende për të lënduar
Një zjarr i madh ka shpërthyer në depot e IPKO-s në Fushë Kosovë, ku flakët k...
-
Ndërtesa e Qeverisë ndriçohet me ngjyrat e flamurit amerikan për Ditën e Pavarësisë së SHBA-së
Për nder të 249-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ...
-
Kusari-Lila thotë se janë pajtuar me Osmanin për angazhim që Kuvendi të konstituohet sipas afatit të Gjykatës
Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, njofton se në takim me pres...
-
PDK zyrtarizon kandidaturën e Shukri Bujës në Lipjan
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka marrë pjesë sot...
-
Kriza energjetike, KEK pezullon tenderin 137 milionësh për rehabilitimin e “Kosova A”
Korporata Energjetike e Kosovës ka pezulluar tenderin për rehabilitimin dhe m...
-
Eugen Cakolli nga KDI: Retorika për ndikimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Haga, më shumë i ndihmon Prokurorisë sesa debatit në Kosovë
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar zhvillime...
-
Osmani pas takimit me partitë e tjera: Të gjendet rrugëdalja për konstituim të kuvendit
Presidentja Osmani mbajti takime konsultative me liderët e partive: President...