A ndikon mungesa e vitaminës D tek tensioni i lartë i gjakut?
Autori: Gazeta inFokus 07:19 | 12 January 2022
Tashmë dihet se mungesa e vitaminës D dobëson kockat, por kur bëhet fjalë për shëndetin e zemrës roli që mund të luajë vitamina D mbetet i paqartë. Mungesa e vitaminës D mund të lidhet me sëmundjet e zemrës dhe me një rrezik të shtuar në rritjen e presionit të gjakut (hipertensioni).
Sidoqoftë është shumë herët për të thënë nëse mungesa e vitaminës D shkakton presion të lartë të gjakut ose nëse suplementet e vitaminës D mund të kenë ndonjë rol në trajtimin e presionit të lartë të gjakut. Nevojiten ende shumë kërkimë për këtë.
Ajo që mbetet e sigurtë është se vitamina D është një lëndë ushqyese shumë e rëndësishme për shëndetin e njeriut.
Mjekët këshillojnë që një person nga mosha 19 deri në 70 vjeç duhet të marrë rreth 15 mikrogramë vitaminë D në ditë, ndërsa një i moshuar mbi moshën 70 vjeç duhet të konsumojë rreth 20 mikrogramë në ditë. Por disa mjekë ngrenë pyetjen nëse këto nivele janë të mjaftueshme dhe mendojnë se marrja e një doze më të lartë do të ndihmonte më shumë njerëz.
Por shkencëtarë të fushës së mjekësisë rekomandojnë që të rriturit të shmangin marrjen e më shumë se 15 mikrogramëve në ditë, pasi mund të ketë efekte toksike. Nëse shqetësoheni se jeni duke marrë më pak ose më shumë vitaminë D, kontaktoni mjekun tuaj. Ai mund t’iu rekomandojë një test për të kontrolluar nivelin e vitaminës D në gjak.
Kontrolli për mungesën e vitaminës D është i rëndësishëm edhe tek njerëzit me lëkurë të errët. Lëkura e errët ka nivele më të larta të melaninës, pigmentit që i jep ngjyrë lëkurës. Sa më shumë melaninë të keni, aq më e vështirë është për lëkurën tuaj të prodhojë vitaminë D nga rrezet e diellit.
Njerëzit që mund të përfitojnë nga testimi për vitaminën D në gjak janë:
-Njerëzit të cilët nuk kalojnë shumë kohë në diell.
-Të moshuarit.
-Njerëzit me kushte të caktuara shëndetësore, që kanë vështirësi në përthithjen e vitaminës D./AgroWeb
Të tjera
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...
-
“Angazhim pas anëtarësimit për Kosovën”| Komiteti i KiE përmend çështjen e Asociacionit, ky është adresimi
Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raport...
-
Liberalizimin e vizave e Këshillin i Evropës, Kurti i cilëson si suksese të qeverisjes së tij
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka lavdëruar qeverisjen e tij për sukse...
-
Nesër Kosova dhe Mali i Zi nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim ndërkufitar
Nesër nga ora 13:30 Kosova dhe Mali i zi do të nënshkruajnë marrëveshje për P...