Shëndetësi

A ndikon konsumi i mishit të bardhë tek niveli i kolesterolit në gjak? Ja çfarë thonë studimet

Autori: Gazeta inFokus 11:12 | 15 April 2021

Për vite me rradhë, ekspertët kanë rekomanduar njerëzit që në vend të mishit të kuq të hanë mishin e bardhë për arsye shëndetësore. Sipas tyre, konsumi i mishit të kuq ka lidhje të drejtpërdrejtë me diabetin, sëmundjet e zemrës dhe disa lloje tumoresh. Mishi i bardhë nga ana tjetër besohej të ishte alternativa më e shëndetshme.

Një studim i Institutit Të Kërkimeve në Oakland, SHBA, ka zbuluar se kur vjen puna tek kolesteroli, mishi i bardhë është njësoj i dëmshëm si i kuqi. Proteinat jo-shtazore që merren nga perimet, produktet e bulmetit dhe legumet janë tepër të mira për uljen e nivelit të kolesterolit.

Mishi i Bardhë Rrit Kolesterolin
Studiuesit analizuan të dhënat e 100 të rriturve të cilët u ndanë në dy grupe. Grupi i parë konsumoi ushqime të pasura me yndyrna të ngopura ndërsa i dyti iu nënshtrua një regjimi me yndyrna të ngopura. Më pas për katër javë, pjesëmarrësit ndoqën tre regjime specifike: më shumë mish të kuq, më shumë mish të bardhë dhe vetëm proteina bimore. Studiuesit prisnin që analizat e gjakut të tregonin se mishi i kuq ishte më i dëmshëm se ai bardhë. Ndaj ata u befasuan kur zbuluan se tek njerëzit që kishin konsumuar të njëjtin nivel yndyrnash të ngopura, të dy mishrat kishin ndikim të njëjtë në nivelet e kolesterolit. Njerëzit që kishin konsumuar proteina me bazë bimore kishin një nivel më të ulët të kolesterolit se të tjerët.

-Advertisement-

Një Regjim Me Bazë Bimore Ofron Më Shumë Të Mira Shëndetësore
Shumica e ekspertëve të shëndetit rekomandojnë ndjekjen e një regjimi të balancuar e të pasur me fruta, perime, legume, drithëra të plota dhe bulmet me pak yndyrë. Një regjim i tillë ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, diabetit dhe disa llojeve të kancerit. Përpos të tjerave, ekspertët sugjerojnë shmangien e ushqimeve të përpunuara dhe atyre të shpejta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera