Lajme

A ndikojnë rrjetet sociale në vonesën e të folurit te fëmijët?

Autori: Gazeta inFokus 16:06 | 12 October 2021

Ndikimi i rrjeteve sociale është i madh sidomos tek  fëmijët.

Përdorimi i tepërt i tabletëve e telefonave nga ta po krijon probleme në të folur, shkruan gazeta Infokus.

Në lidhje me këtë Specialisti i Psikologjisë Klinike në Kosovë, Visar Sadiku tha se mungesa e komunikimit të fëmijëve në gjuhën shqipe ndodh për shkak të shikimit të tepërt të teknologjisë dhe atë në gjuhë të huaja.

-Advertisement-

Ai në një intervistë në emisionin Doktor Plus, prodhim i Gazetës Infokus tha se përdorimi i rrjeteve sociale apo materialeve si tableti e telefoni e pengon zhvillimin e komunikimit tek fëmijët.

Sipas tij gjatë kohës kur fëmija është duke u ekspozuar ndaj materialeve virtuale ndodhin procese jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi që komunikimi pranues rritet shumë por që zbehet komunikimi shprehës. Kështu fëmijët më shumë dëgjojnë sesa që flasin.

“Siç duket në ato qendrat ku komunikimi është pranues nxitet dhe qendra që është funksionale për të realizuar komunikimin shprehës ato si duket nuk realizohen mjaftueshëm sepse ambienti duke mos i provokuar ato e ulin kapacitetin e tyre dhe si nevojë gjithmonë vërejmë se fëmija mund të kuptojë shumë më tepër e të flasë shumë më pakë dhe si rrjedhojë e kësaj ulet dukshëm afiniteti që fëmiu në të ardhmen jo vetëm të mos e flasë gjuhën shqipe por të jetë edhe i paaftë të mësojë një gjuhë të dytë”, tha Visar Sadiku në emisionin Doktor Plus.

Ai shtoi se fëmijët po e dëmtojnë komunikimin shprehës duke e shikuar apo folur në gjuhë angleze në vend se të komunikojë në gjuhën shqipe.

Natyrisht që kjo gjë është një dëmtim dhe vështirësi që sipas Sadikut truri i fëmijëve e ndërton komunikimin e pranuar dhe dështon në ndërveprim me gjuhën primare, por që kjo gjë nuk është e pakthyeshme.

Për të rikthyer komunikimin shprehës te fëmijët duhet të ketë punë dhe përkushtim në mënyrë që të zhvillojë edhe komunikimin shprehës.

“Në rrethana kur e shohim se fëmiu po komunikon në gjuhë angleze në vend se të komunikojë në gjuhën shqipe kemi të bëjmë me një vështirësi që quhet vështirësi e vetëdijesimit fonologjik, truri  e ndërton sintaksën duke e mbështetur në parametrat e gjuhës së pranuar nga kontekst tjetër që dështon të ndërveprojë me gjuhën primare që do të thotë për të ndodhur ky fenomen fëmiu duhet të ketë shikuar më tepër në gjuhën angleze se në gjuhën shqipe”, shtoi Visar Sadiku.

Në linkun në vazhdim mund të ndiqni intervistën e plotë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera