A ndikojnë dhimbjet e kokës tek përshpejtimi i plakjes së trurit, kujdesi që ju duhet
Autori: Gazeta inFokus 07:13 | 27 September 2022
Plakja e trurit është kthyer në kryefjalën e shqetësimeve mbarë botërore prej disa vitesh tashmë.
Sipas të dhënave nga Instituti Internacional i Alzhaimerit të cilit i referohet AgroWeb.org, çdo 3 sekonda në botë dikush preket nga dementia apo Alzhaimer.
Përhapja me shpejtësi e kësaj sëmundje pritet të rritet përsëri përgjatë 20 viteve të ardhshme.
Sot në botë ka rreth 50 milion persona që vuajnë nga plakja e trurit dhe harresa.
Pritet që kjo shifër të arrijë në 75 milion në vitin 2030 dhe 131.5 milion në vitin 2050.
Shqetësimi i mjekëve është konkret në lidhje me masat që duhet ndërmarrë për ta parandaluar.
Gjithashtu edhe për gjetjen e shkaqeve të zhvillimit të saj.
Mundësitë variojnë që nga stili i keq i jetesës, mediakamentet apo gjenet, gjithsesi shumë nga shkaqet janë ende të pazbuluara.
Shumë studime flasin për këtë çështje dhe një ndër to e gjeni më poshtë të shpjeguar nga AgroWeb.org.
A Ndikon Dhimbja e Kokës Tek Plakja e Trurit
Duke qenë një sëmundje që prek trurin, plakja e tij sipas mjekëve mund të vijë pikërisht nga sforcime të kësaj pjese të trupit.
Sëmundjet që shkaktojnë plakje dhe harresë të trurit, thuhet se janë me të shpeshta tek personat e moshuar.
Gjithsesi ky pohim prej disa vitesh nuk është krejtësisht i vërtetë, pasi sëmundja po përhapet edhe në mosha më të reja duke filluar që në të 30 apo 40-at.
Për këtë arsye ekspertët nga Universiteti Uaterfalo në Ontario të Kanadasë, e zgjeruan studimin e tyre tek një problem që i prek të gjithë, dhimbja e kokës.
Konkretisht tek personat që vuajnë nga krizat të sëmundjes së migrenës prej vitesh.
Të dhënat që ata mblodhën treguan se ka një lidhje mes dhimbjeve të forta e të vazhdueshme të kokës dhe plakjes së trurit.
Në këtë studim u morën parasysh edhe gjendje të tjera të organizmit.
Siç është presioni i lartë i gjakut, diabeti, ishemia apo problemet kardiovaskulare.
Të gjithë këta faktorë krahas sëmundjes së migrenës mund të ishin shkaqet konkrete të shfaqjes së dementias.
Rreziku i prekjes 3-4 herë më i lartë
Për personat që vuajnë nga sëmundja e migrenës, rreziku i përshpejtimit të plakjes së trurit rreziku është 3-4 herë më i lartë.
Sipas studimit çdo person që vuante nga migrena në një periudhë të jetës zhvillonte në një fazë më të vonë edhe sëmundje të harresës siç është Alzhaimeri.
Ndaj kujdesi ndër këta persona duhet të jetë edhe më i lartë për ta parandaluar zhvillimin sëmundjes.
Sipas mjekëve duke qenë se nuk ka ende një kurë përfundimtare për këto sëmundje, parandalimi i tyre është thelbësor.
Si fillim kuptoni shkakun e dhimbjeve të vazhdueshme të kokës dhe mundohuni ta parandaloni atë.
Gjithashtu kujdesuni të keni një stil jetese të shëndetshëm dhe shumë aktiv.
Për më shumë informacion rreth mënyrave të parandalimit të plakjes së trurit mund të lexoni këshillat e AgroWeb.org duke klikuar këtu.
Të tjera
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....
-
Hamza e sfidon Kurtin për t’u përballur: Kur të don, i garantoj debat të edukuar
I nominuari për kryeministër nga PDK, Bedri Hamza i ka bërë ftesë kryeministr...