A na lejohet të përgjojmë?
Autori: Gazeta inFokus 08:24 | 10 May 2023
Gjermania është shumë e ndjeshme për përgjimin e qytetarëve të saj, por shërbimi special nuk heziton në dhënien e lejes për përgjime. Si funksionon ky sistem?
Shumë njerëz në Gjermani nuk kanë dëgjuar kurrë për një shërbim të quajtur Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës. Nuk është çudi, sepse ky shërbim është themelur vetëm rreth një vit më parë, ndonëse fuqitë e tij janë mjaft të mëdha – dhe sekrete.
Ndërsa praktika e mbikëqyrjes sistematike të komunikimeve elektronike është mjaft e përhapur në mesin e aleatëve të Gjermanisë në Perëndim – dhe më pas ka një interes të veçantë për komunikimin e personave të dyshimtë, e ndoshta edhe shërbimeve të huaja, duket se Gjermania po shkon vazhdimisht në drejtimin tjetër.
by TaboolaSponsored LinksYou May Like
How Much Does An Apartment Cost In Dubai? Price Might Surprise You!
Dubai Properties For Sale
Në maj të vitit 2020, Gjykata Kushtetuese e Gjermanisë vendosi që shërbimi sekret gjerman BND nuk mund të përgjojë dhe monitorojë komunikimet elektronike të një personi “pa arsye të justifikueshme”. Por është e rëndësishme të theksohet se këtu nuk bëhet fjalë për një hetim “të zakonshëm” policor, në rastin e një vepre penale të mundshme. Në këso rastesh është gjithçka e qartë dhe në atë rast leja jepet nga gjykata kompetente. Po kush mund të vendosë në rastet e këtilla të “spiunëve” të mundshëm, nëse një veprim përgjimi është i “justifikueshëm” apo jo?
Kjo është pikërisht arsyeja pse qeveria gjermane vendosi të krijojë Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës, i cili, ngjashëm me një gjykatë, do të vendoste për një kërkesë të veçantë në rastet kur nëpunësit gjermanë të shërbimeve të inteligjencës nuk mund të shkojnë thjesht në gjykatë, në rastet kur ndjekin ndonjë person që dyshohet se punon për ndonjë shërbim apo shtet tjetër.
Lejet e shumta
Këshilli filloi punën e tij në janar të vitit të kaluar dhe tani po përgatitet të zhvendoset në ish-ndërtesën e Ministrisë së Brendshme në Berlin. Por pas një viti, Këshilli për herë të parë hartoi edhe një raport për punën e Komisionit Mbikëqyrës Parlamentar të Bundestagut. Gazetarët e WDR mësuan për detajet më të rëndësishme nga ato gjashtëdhjetë faqe të raportit.
Ajo që i habiti ishte se praktikisht lejohej çdo lloj përgjimi, prej leximit të komunikimeve elektronike e deri tek futja në celularët e personave të dyshimtë. Por duket se një kërkesë shkaktoi probleme: kur nëpunësit gjermanë të inteligjencës donin të shikonin më afër komunikimet e një kompanie që dyshohej se kishte lidhje me spiunazhin. Këshilli në këtë rast rekomandoi me dashamirësi se, sipas ligjeve gjermane, kjo nuk ishte e mundur – lejohen të mbikqyren persona të caktuar, por jo e gjithë kompania. Prandaj ligji duhet të ndryshohet…
Shpjegimet e domosdoshme
Pa dyshim, nëpunësit e inteligjencës dhe aleatët gjermanë ndoshta do të qeshin kur të dëgjojnë se sa kërkesa bëriBND për të përgjuar dikë: 121 për gjithë vitin e kaluar në Gjermani. Por aleatët mbase nuk do të jenë të kënaqur kur të shohin se BND raportoi edhe për aktivitete me të ashtuquajturit “përzgjedhës” – pra me kanale të zgjedhura komunikimi që përdorin aleatët, si për shembull, NSA amerikane ose GCHQ britanike.
Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, në radhët e BND-së, ka pasur jo pak paqartësi, sepse nuk dihej qartë se si të punohej në rastet e tilla. Gjithsesi, ky raport vlerëson shprehimisht “miqësinë” dhe “bashkëpunimin” e BND me këtë Këshill. Por gazetarët gjermanë zbulojnë se këtu ka më shumë probleme se sa flitet dhe se ka ankesa për gjendjen e tanishme./DW
Të tjera
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...