Shëndetësi

A mundet një fëmijë, nën moshën 10-vjeçare ta transmetojë virusin te të rriturit?

Autori: Gazeta inFokus 11:50 | 30 April 2020

Asnjë fëmijë nuk dihet ta ketë transmetuar Covid-19 te një i rritur, teksa edhe një përmbledhje mjekësore thekson se të miturit “nuk luajnë një rol të rëndësishëm” në transmetim.

Në studimin pediatrik thuhet se vëzhguesit nuk kanë arritur të zbulojnë asnjë rast të fëmijëve nën moshën 10 vjeç, të cilët e shpërndajnë virusin te të tjerët, një virus që ka vrarë më shumë se 26,000 njerëz në Mbretërinë e Bashkuar.

Profesori Russell Viner, nga Kolegji Mbretëror i Pediatrisë dhe Shëndetit të Fëmijëve, tha për “Telegraph”:

-Advertisement-

“Nga e gjithë bota ne nuk po shohim prova që fëmijët janë të përfshirë në përhapjen ose transmetimin e virusit.”

Ndër studimet e marra në shqyrtim ishte një djalë nëntë vjeç i infektuar në Francë, i cili nuk ia kaloi askujt virusin e rrezikshëm- pavarësisht se ishte në kontakt me 172 persona.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera