Lajme

A mund të ‘zhbllokohet’ situata në arsim nëse ndërmjetëson Vjosa Osmani?

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 23 September 2022

Po bëhen një muaj që nxënësit kanë mbetur larg bankave shkollore.

Kjo si pasojë e mos arritjes së një marrëveshje mes Qeverisë dhe SBASHK-ut.

Për të arritur një marrëveshje dje ishte edhe Drejtoresha e Sindikatave të Arsimit të Evropës, Susan Flocken, mirëpo as ajo nuk arriti që të i jap fund grevës në arsim.

-Advertisement-

Por kush do të duhej të ndërmjetësonte që të ketë një marrëveshje dhe nxënësit të fillojnë procesin mësimorë?

Analistja, Ardiana Thaçi si ndërmjetësuese të radhës e sheh presidenten Vjosa Osmanin.

“Unë mendoj se situata është e tillë që Presidentja e vendit do të duhej ta ushtrojë mandatin e saj të vetëm që është unifikimi, duke u bërë një ndërmjetëse mes qeverisë dhe sindikatës së arsimit”, thotë Thaçi për arbresh.

Ndërsa eksperti i arsimit, Argjend Osmani, thotë se nuk ka nevojë për ndërmjetësime të tilla.

“Unë nuk mendoj se duhet të ketë ndërmjetësues për një çështje kaq të rëndësishme. Palët duhet të arrijnë vetë marrëveshje përmes një procesi të negocimit”, vlerëson Osmani.

Kujtojmë se si ndërmjetësues për arritje të një marrëveshje mes Kurtit dhe Jasharajt ishe edhe Avokati i Popullit i cili ishte angazhuar për të përafruar palët në marrëveshje, duke thënë se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!
-Advertisement-

Të tjera