Lajme

A mund të vaksinohen ata që nuk regjistrohen online? Flasin nga MSh

Autori: Gazeta inFokus 16:03 | 12 April 2021

Regjistrimi online në internet përmes faqes “eKosova”, është kthyer në problem për personat e moshuar, shkruan Gazeta Infokus.

Por përkundër se ata  duhet të aplikojnë dhe të presin një konfirmin se kur mund të marrin vaksinën, asnjë i moshuar nuk është kthyer prapa.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në një përgjigje për Gazetën Infokus.

-Advertisement-

Msh ka deklaruar se përkundër vështirësive në aplikim asnjë i moshuar që ka shkuar në qendër nuk ka mbetur pa u vaksinuar.

“Janë vaksinuar dhe po vaksinohen persona të moshës mbi 80 vjeçare, qoftë ata që janë regjistruar përmes platformes ekosova, qoftë edhe ata që kanë pasur vështirësi në regjistrim.

Asnjë person i moshës mbi 80 vjeçare që paraqitet në qendren e vaksinimit nuk mbetet pa u vaksinuar, edhe nese nuk ka arritur të regjistrohet me platformen elektronike”, thuhet në përgjigje.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se përveç faqes ka edhe mënyra të tjera për tu regjistruar.

“MSh ka edhe evidenca të tjera për regjistrimin e tyre dhe procesi po shkon jashtëzkonisht mirë”, kanë thënë nga MSh.

Ndryshe këta persona po vaksinohen me vaksinën e “AstraZenecës” në kuandër të valës së parë të vaksinimit për imunizim kundër koronavirusit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera