A mund të sëmuremi nëse dikush kollitet pranë nesh?
Autori: Gazeta inFokus 07:49 | 09 April 2020
Një kollë e vetme mund të lëshojë në ajër minimalisht 3000 stërkla me gjurmë virusi apo bakteresh me një shpejtësi prej 80 km në orë.
Ato bien tek njerëzit përreth, në rrobat e tyre, në sipërfaqet e afërta dhe në ajër duke arritur në 6 metra distancë. Në rastin e tështimës, stërklat mund të arrijnë deri në 8 metra distancë.
Ato qëndrojnë në ajër rreth 10 minuta duke patur mjaftueshëm kohë që të arrijnë në rrugët e frymëmarrjes të njerëzve të tjerë. Ekspertët shpjegojnë se virusi mund të zgjasë deri në 2 orë tek materialet e metalit apo bakrit. Ndërsa në materiale të tjera si plastika apo kartoni mund të zgjasë shumë më shumë deri në 9 ditë.
A Mund Të Sëmuremi Nëse Dikush Kollitet Pranë Nesh?
Gjasat e infeksionit varen nga tre faktorë:
• Kohëzgjatja e ekspozimit, pra sasia e stërklave që janë futur në rrugët e frymëmarrjes
• Infeksioni i mundshëm tek personi që kollitet
• Imuniteti juaj.
Gjasat janë që njerëzit të jenë të infektuar por të mos kenë simptoma dhe kësisoj të infektojnë të tjerët një ditë para simptomave dhe deri në 7 ditë pas shërimit.
Si Të Mbrohemi?
Në të gjithë këtë situatë mjekët dhe ekspertët këshillojnë që të bëni kujdes me higjenën. Nëse i pastroni vazhdimisht sipërfaqet ku ndodheni me alkool dhe i dezinfektoni ato mirë atëherë virusi do të çaktivizohet. Kështu mundësia e prekjes dhe e marrjes së këtij virusi është shumë e paktët. Gjithnjë kini parasysh që të pastroni veçanërisht sipërfaqet e plastikës dhe kartonit para se ti prekni apo fusni në shtëpi.
Lani duart, dezinfektoni telefonin dhe çdo gjë tjetër që prekni gjatë ditës. Sigurohuni që pastruesit tuaj të kenë më shumë se 60% alkool, në mënyrë që të mund të japin efekt mbi virusin COVID-19. Kur dilni në rrugë, mbulojeni hundën dhe gojën me shami ose maskë për të penguar thithjen e stërklave nga rrugët e frymëmarrjes. Nëse dikush në shtëpinë tuaj kollitet apo tështin, gjasat janë shumë të larta që stërklat të futen në rrugët e frymëmarrjes. Qëndroni larg turmave dhe shmangni kontaktet me njerëzit e sëmurë. Nëse vëreni që dikush do të kollitet në drejtimin tuaj, kthehuni në anë të kundërt që të pengoni sa më shumë ekspozimin./ AgroWeb
Të tjera
-
Dy tërmete të njëpasnjëshme godasin Greqinë
Dy tërmete kanë goditur mëngjesin e ditës së premte Greqinë. Sipas mediave...
-
Sot mblidhet Kryesia e Kuvendit
Sot do të mbahet mbledhja e radhës e Kryesisë së Kuvendit. Në rend dite vo...
-
Haxhiu: Jemi gati për zgjedhje, edhe të dielën e ardhshme nëse dëshiron opozita
Edhe Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka sfiduar opozitën, duke thënë ...
-
Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e një personi të zhdukur në Leposaviq
Shoqata e Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim ka bërë të ditur se po vazhdojnë kër...
-
Po shkonin në një konferencë që mbahej për Pashkët, autobusi bie nga shkëmbi, vdesin 45 pasagjerët! Shpëton mrekullisht vajza tetë vjeçare
Dhjetra besimtarë vdiqën pasi një autobus që shkonte për në një konferencë të...
-
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër
Lumir Abdixhku kandidat i LDK-së për kryeministër Kryetarja e Forumit të G...
-
Abazoviq: Vota kundër Kosovës e Malit tw Zi tregon realitet të ri
Ish-kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq ka thënë se vota kundër Kosov...
-
Osmani e Statovci ishin për iftar në mensën e studentëve
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, bashkë me deputeten e Listës Guxo, në gru...
-
Mbahet ankandi elektronik për projektin solar prej 100 MW
Ministria e Ekonomisë do të mbajë ankandin elektronik për projektin e parë so...
-
Sot mblidhen dy komisione të Kuvendit
Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere, si dhe ai për Administratë Publike,...
-
Nënshkruhet sot marrëveshja Kosovë-Mali i Zi për IPA III
Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe ministrja për Çështje Evropiane të Ma...
-
Moti në Kosovë me diell
Për sot në Kosovë parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë....