Sport

A mund të luajë Hadergjonaj ndaj Malit të Zi dhe Bullgarisë? Vjen njoftimi nga FFK

Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 09 May 2019

Futbollisti i spikatur, Florent Hadërgjonaj, pjesë e skuadrës së Ligës Premiere të Anglisë, Huddersfield Town, sot, është pajisur me pasaportë të Republikës së Kosovës.

Florenti deri tash ka luajtur me të gjitha ekipet e grupmoshave të Kombëtares së Zvicrës, por në fund vendosiqë t’i bashkohet ekipit të Dardanëve, fanellë të cilën e ndjenë më shumë dhe aty ku emocionet janë të papërshkrueshme.

Hadergjonaj do të jetë i gatshëm menjëherë për ndeshjet e ardhshme kualifikuese për EURO 2020, ku Kosova zhvillon ndeshje me Malin e Zi me 7 qershor dhe me Bullgarinë me 10 qershor.

-Advertisement-

Këtë e ka bërë të ditur FFK përmes një njoftimi ku shkruan:

“Mbrojtësi 24-vjeçar tashmë është në dispozicion të përzgjedhësit Bernard Challandes dhe pa dyshim do të jetë një armë shumë e fortë në repartin e mbrojtjes për ndeshjet e ardhshme të ciklit kualifikues për Euro 2020.

Florent Hadërgjonaj në këtë edicion të Ligës Premiere ka luajtur në 24 ndeshje me Huddersfieldin, 19 prej të cilave ka qenë titullar, derisa në fushën e gjelbër i ka kaluar 1840 minuta”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera