Lajme

A mund të jeni imun pasi të rikuperoheni nga koronavirusi

Autori: Gazeta inFokus 08:51 | 23 March 2020

Është e paqartë nëse njerëzit që shërohen nga COVID-19 do të jenë imunë ndaj këtij virusi dhe nëse po, sa kohë do të zgjasë ky imunitet.

“Ne nuk dimë shumë”, tha Matt Frieman, studiues në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Maryland në Baltimore. “Mendoj qe virusi do të vijë prap gjatë këtij vitit dhe të gjithë do të kenë një imunitet ndaj tij, dhe nëse ai kthehet përsëri, ne do të mbrohemi prej tij – ose plotësisht ose nëse riaktivizohet më vonë, atëherë ju keni imunitet më të fortë ndaj tij”, shtoi ai, transmeton Gazeta Shneta.“Kjo është shpresa”, shton ai. “Por, nuk ka asnjë mënyrë ta dijmë këtë”.

Studiuesit e dinë që rikonfeksioni është një problem me viruset sezonale që shkaktojnë rreth 10 deri në 30% të ftohjeve të zakonshme. Këto viruse duket se janë në gjendje t’i mbysin njerëzit përsëri dhe përsëri edhe pse njerëzit u janë ekspozuar atyre që nga fëmijëria.

-Advertisement-

Pas çfo infekioni, antitrupat prodhohen por nivelet bien dhe njerëzit bëhen përsëri të ndjeshëm.

Në studime, shumë njerëz treguan se edhe pse kishin antitrupa paraardhës mund të infektoheshin dhe të kishin simptoma

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera