Lajme

A mund të hyjmë dy herë brenda 90 ditëve në zonën Schengen?

Autori: Gazeta inFokus 10:19 | 20 April 2023

Parlamenti Evropian i dha dritën jeshile liberalizimit të vizave për Kosovën të marten, ndërkohë që data finale e lëvizjes pa viza në zonën Schengen, është 1 janari i vitit 2024.

A keni të drejtë të hyni dy herë në Schengen zonë?

Po, mundeni. Ata të cilët udhëtojnë për në vendet e Evropës, që janë në këtë zonë duhet t’i llogarisin mirë ditët e tyre të qëndrimit. Ato nuk duhet ta kalojnë numrin prej 90 ditësh në periudhën kohore prej 180 ditësh.

-Advertisement-

Cilat dokumente nevojiten për të udhëtuar?

Dokumenti i cili nevojitet për të udhëtuar është një pasaportë e lëshuar brenda 10 vjetëve të mëparshme. Ajo duhet të jetë e vlefshme të paktën tre muaj pas udhëtimit të realizuar në zonën Schengen./albinfo.ch/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera