A mund të hetohet masakra e Dubravës nga Gjykata Speciale?
Autori: Gazeta inFokus 07:10 | 10 May 2023
Për masakrën e Dubravës kërkohet të bëhet një hetim nga Specialja. Një kërkesë të tillë ka bërë deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i cili ka qenë i burgosur në burgun e Dubravës, ku edhe është kryer masakër gjatë luftës në Kosovë.
Për këtë çështje, në RTK Prime deputeti nga radhët e LVV-së Enver Dugolli, foli për atë se si ka bërë kërkesën për t’u hetuar masakra e Dubravës, ku deputeti ka qenë i burgosur dhe ka përjetuar atë ngjarje të rëndë e që ka shprehur vullnetin ta drejtoj këtë, siç u shpreh ai, vullnet të tijin për ta vënë në pah atë ngjarje e që do të mund të përkufizohej si një kallëzim penal.Dugolli më tej tregoi se prej nga e ka marrë atë nismë, që sipas tij, ishte vizita e Trëndafilovës më 2021, në Kosovë, që e bëri të merrte një hap të tillë, më saktë, një deklaratë e saj mbi gjykatën e Dhomës së Specializuar, e cila ka vlerësuar që nuk është një-etnike e që “ka juridiksion mbi krimet kundër njerëzimit, krimet e luftës dhe krimeve të tjera sipas ligjeve të Kosovës që kanë nisur ose janë kryer në Kosovë nga 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000”.
“Prandaj me këtë rast iu kam drejtuar si i mbijetuar i masakrës së Dubravës”, deklaroi Dugolli
Ndërkaq avokati Artan Çerkini, duke sqaruar natyrën e Gjykatës Speciale, theksoi se neni 6 ku thuhet se Juridiksioni lëndor i Dhomave të Specializuara mbështetet në raportin e Asamblesë së Këshillit të Evropës, këtë rast në raportin e Dick Martyt, në të cilin raport, mes tjerash, përmenden edhe krimet e kryera nga forcat serbe.
“Duke u bazuar nga fakti se krimet janë kryer edhe nga forcat serbe, pse të mos testohet sistemi i Gj.S. në këtë mënyrë siç e ka bërë deputeti Dugolli, nëse kjo gjykatë është një-etnike, apo jo”, deklaroi, ndër të tjera, avokati Çerkini.
Tutje, avokati Çerkini vuri në dukje disa të meta të Gj.S., veçmas ndaj aktakuzave ndaj ish-udhëheqësit e UÇK-së, të cilët janë në Hagë.
“Tani, sipas kallëzimit penal të deputetit Dugolli, do ta mund të shohim se a do ta interpretojë juridiksionin lëndor në mënyrë të zgjeruar, sikurse ndaj ish-liderëve të UÇK-së edhe në raport me forcat serbe”, deklaroi avokati Çerkini.
Kurse deputeti Dugolli shtoi se ekzistojnë argumente të padiskutueshme, që, si viktima, të dëshmojmë të vërtetën, “ nuk kërkojmë më shumë sesa drejtësi, nuk kërkojmë identitet të dyfishtë, jemi të gatshëm të japim dëshmi para Gjykatës Speciale.”
Ndërkaq avokati Artan Çerkini tha se viktimat e masakrave, si dhe të tjerët presin epilogun e këtij kallëzimi penal, ky është test i parë, nëse Prokuroria dëshiron t’i ndjekë kriminelët e luftës.
“Kështu do të hapej rruga edhe për kallëzime të tjera penale, sepse ka fakte të mjaftueshme, porse si problem është juridiksioni e jo faktet, por është e mira që të gjitha viktima të fillojnë të grumbullojnë faktet për kallëzime penale”, deklaroi avokati Çerkini
Ai, më tej, sqaroi deklaratën e Trëndafilovas për juridiksionin që është si problem vetëm raporti lëndore, që nuk ka forcë detyruese, e ne i kemi dhënë fuqi ligjore, që është jotipike për gjykatat tjera, ngase, siç u shpreh ai, është rasti i parë kur raporti lëndor mbështetet në raport politik.
Të tjera
-
Rusia pretendon se ka penguar një komplot ukrainas për vrạsjen e një oficeri dhe blogeri me bọmbë të fshehur
Shërbimi Federal i Sigurisë i Rusisë (FSB) tha se ka penguar një komplot të U...
-
DW: Provokuesi largohet: Bilanc i presidencës hungareze të BE
Hungaria mbajti Presidencën e Këshillit të BE-së për gjashtë muaj, periudhë q...
-
“70 % rriten pensionet, do u njihet edhe stazhi i viteve 90-ta” – Bedri Hamza në takim me kryetarin e Pensionistëve
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, e ka postuar një video duke...
-
Profesori amerikan: Trump dhe Grenell do të merren me dialogun Kosovë – Serbi
Ish-drejtori i çështjeve evropiane në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-...
-
Gërvalla “harron” dështimet: Liberalizimi i vizave u bë realitet si rezultat i luftës ndaj korrupsionit
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla-Schwarz, ka folur në konferenc...
-
Tre burra rrahen mes vete në aeroport
Një rrahje ka ndodhur mbrëmë në Aeroportin Adem Jashari në Prishtinë. Poli...
-
Kurti porosi ambasadorëve që të reagojnë shpejt: Serbia me ndihmën e Rusisë po përhapë narrartiva kundër Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, në edicionin e 7-të të Konferencës së Ambasadorëve,...
-
Dalin pamjet kur shkrepen ạrmët në vrạsjen që ndodhi në “Bon Vivant”
Në seancën e datës 27.12.2024 për vrasjen që ka ndodhur në lokalin “Bon Vivan...
-
Ismet Osmanit, i njohur si “Curri”, i vazhdohet masa e arrestit shtëpiak edhe për dy muaj
Gjykata Themelore në Prishtinë, pas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Pris...
-
Policia sekuestron ạrmë e parandalon një rrahje të planifikuar nga disa të mitur në Podujevë
Policia e Kosovës ka thënë se njësitë e saj të Podujevës gjatë dy ditëve të f...
-
Këto janë mesazhet e fundit të Hovenier, në përshëndetjen e tij me kosovarët pas tri viteve si ambasador
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, këtë muaj po e përmbyll mandati...
-
Haradinaj për vdekjen e nënës së Mujë e Ali Krasniqit: Kujtimi i saj dhe i bijve të saj do të mbetet i përjetshëm
Sot ka vdekur Shehide Krasniqi, nëna e dy heronjve të Kosovës, Mujë e Ali Kra...