Lajme

A mund të formojnë qeverinë LDK-PDK pas zgjedhjeve, pa Vetëvendosjen?

Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 26 January 2021

Lëvizja Vetëvendosje edhe në zgjedhjet e kaluara ishte partia me numrin më të madh të votave.

Mirëpo, edhe pse Vetëvendosja ishte fituese, asaj iu dhanë vetëm 50 ditë për të udhëhequr vendin. Në krye të qeverisë kaloi partia e parë dhe e katërt.

Një skenarë i tillë, thuhet se mund të ndodhë edhe në zgjedhjet e 14 shkurtit.

-Advertisement-

Njohësit e çështjeve politike, janë skeptik nëse partia e cila siguron numër më të madh të votave mund të formojë qeverinë e re.

Mazllum Baraliu, analist politik ka thënë për Gazetën inFokus se është e hapur mundësia që të formohet qeveria edhe nga partitë e dyta dhe të treta.

“ Po varësisht nga rezultatet që do ta kenë në zgjedhje partitë. Në bazë të sondazheve po duket se do të jenë në vend të dytë dhe të tretë pas Vetëvendosjes. Gjykata Kushtetuese ka lënë mundësi që edhe partitë e dyta dhe të treat nëse bëjnë numrat mund të formojnë qeverinë, mendoj që është prish balance që është një defekt i cili do të shkaktoj prombleme në zgjedhje. Por varësisht nga rezulati edhe mund të bëjnë qeverinë”, ka thënë Baraliu.

Edhe analisti Nexhmedin Spahiu, është shprehur se nëse një koalicion i tillë arrihet, mund të formohet qeveria.

“Një koalicion i tillë nëse do të arrihen numrat patjetër që do të mund të bëhej. Por nuk e besoj që këto shifra mund të arrihen, tani shihet që LDK nuk ka dëshirë që PDK të dobësohet sepse dobësimi i saj çon në forcimin e Vetëvendosjes. Por edhe PDK nuk ka dëshirë që LDK të dobësohet pas prap forcohet VV, dhe kjo ndodhë për herë të parë pasluftës sepse gjithmonë dobësimi i PDK i ka lëverdisë LDK’së dhe anasjelltas por kësaj radhe kemi një situatë më initeresante dhe tërësisht ndryshe”, ka deklaruar ai për Gazetën inFokus.

Ndryshe zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 14 shkurt./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera