Fokus

A mund të bëhet kryeministër Albin Kurti edhe pse nuk ishte në garën për deputet?

Autori: Doresa Geci 14:24 | 18 February 2021

Kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i hyri garës për deputet, ani pse ai nuk ishte i certifikuar nga KQZ-ja.

Kurtit nuk i bëri përshtypje as vendimi i Gjykatës Supreme, i cili ia ndalon atij të drejtën për fituar mandatin e deputetit, shkruan Gazeta Infokus.

Së bashku me u.d e Presidentes, Kurti kërkoj votat e qytetarëve për tu bërë kryeministër i Kosovës, mandej edhe i kërkoj qe të votonin numrin 1, numër ky të cilën ai mbante.
Kështu në zgjedhjet e 14 shkurtit, LVV mori 47.85% të votave, shkruan Gazeta Infokus.

-Advertisement-

Por a mund ligjërisht Kurti të bëhet kryeministër?

Kushtetuta e Kosovës nuk ia ndalon një gjë të tillë Kurtit.

Kështu shprehet edhe analisti i çështjeve politike, Mazllum Baraliu.
Në një prononcim për Gazetën Infokus, ai ka thënë se kjo çështje nuk është as teme diskutimi.

“Kjo nuk është temë diskutimi, ju e dini se ka qene ma herët edhe u sqaruar nga të gjitha dimensionet se nuk ka asnjë pengesë në Kushtetute që të behet kryeministër. Nuk është praktikë e dëmshme, i dëmshëm është vendimi i gjykatës Kushtetuese dhe i gabuar dhe ngatërrimet që janë bërë ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe pastaj Gjykatës Supreme e cila ka sjellë veprime konfuze të ndikuara politikisht”, ka thënë Baraliu për Infokus.

Baraliu poashtu ka akuzuar Kushtetuesen për jo profesionalizëm në punën e saj.

“Në fakt Gjykata Kushtetuese nuk e ka përpunuar fare dispozitën e Kushtetues dhe çka do të thotë burgim efektive, dënime me burg, dhe dënim me kusht, ai nuk është burg me kusht, por dënime me kusht që do të thotë është sanksionin alternativë, i cili nuk prodhon efekte juridike. Pra këto lloje kanë shkaktuar konfuzion, dhe konfuzionet janë edhe në dispozitat edhe në ligjet tonë, edhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese, e cila për të njëjtat çështje po sjellë vendimet të ndryshme, dhe po tregon që jo mjafte e profesionalizuar pasi që nuk mundet asnjë gjykatë të rishkruaj Kushtetutën sepse nuk e ka atë të drejtë, ajo ka të drejtë të jetë gardian i Kushtetuese”, ka thënë mes tjerash ai.

Gjithashtu edhe, Yll Zekaj nga Instituti i Kosovë për Drejtësi ka thënë nuk ia ndalon Kushtetuesja të jetë kryeministër.

Ai thotë se askush nuk mund të dërgoj në Kushtetuese në rast se Kurti bëhet kryeministër ani pse nuk ishte në garë për deputetë.
“Përndryshe nuk ka ndonjë ndalese qe te emërohet kryeministër edhe personat qe nuk kane garuar për deputet dhe kjo nuk është baze qe rasti te shkoj ne Kushtetuese”, ka thënë Zekaj për Infokus.

Sipas nenit 95 të Kushtetutës së Kosovës që përcakton kornizat ligjore të zgjedhjes së qeverisë thuhet se partia politike ose koalicioni që ka formuar shumicën e nevojshme i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër.

Në këtë nen të Kushtetutës nuk specifikohet që kandidati duhet të jetë domosdoshmërisht deputet ose i zgjedhur nga qytetarët, përkatësisht person që ka garuar në zgjedhje dhe së këndejmi, Kurti mund të mandatohet nga Lëvizja Vetëvendosje për kryeministër të vendit.

Albin Kurti ishte dënuar me 1 vit e 3 muaj burgim për përdorim të armës apo mjetit të rrezikshëm, kurse për veprën penale të pengimit të personit zyrtar është dënuar me gjashtë muaj burgim. Ndaj tij, është shqiptuar dënimi unik prej 1 vit e gjashtë muaj burgim me kusht./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera