A mund të anulohen zgjedhjet në veri për shkak të pjesëmarrjes së ulët, tregon Elezi
Autori: Gazeta inFokus
12:41 | 23 Prill 2023
Sot janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetar të komunave në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, shkruan Gazeta Infokus
Në këtë proces zgjedhor është vërejtur një pjesëmarrje e vogël e qytetarëve për të votuar, mirëpo kjo gjë nuk e pengon që në këto komuna të mos ketë më një kryetar në krye apo edhe që këto zgjedhje të dështojnë.
Të paktën kështu ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.
Ai tha se deri më tani procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull dhe pa pengesa.
“Sa i përket çështjes se pjesëmarrjes në zgjedhje, natyrisht që KQZ-ja inkurajon qytetarët me të drejtë vote që ta shprehin vullnetin e tyre dhe siç kemi sqaruar në shumë raste gjatë ditëve të kaluara sa i përket çeshtjes së pjesëmarrjeve në zgjedhje, as në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe as në ligjin për zgjedhjet lokale nuk është e specifikuar se sa duhet të jetë përqindja ta zëmë minimale e pjesëmarrjes në një proces zgjedhor në mënyrë që pastaj rezulti të mund të certifikohet nga ana e komisionit zgjedhor të zgjedhjeve. Pra sipas informacioneve që kemi deri më tani nga qendrat e votimi nga komisionet komunale të zgjedhjeve procesi zgjedhor në këto katër komuna është duke shkuar në rregull dhe nuk ka pasur ndonjë pengës apo problem”, ka deklaruar Elezi në një konferencë për media.
Ndryshe ka treguar edhe përqindjen e qytetarëve që kanë votuar deri më tani në këto katër komuna ku janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale.
“Sipas të dhënave pjesëmarrja në proces deri në ora 11:00 është kjo: Leposaviq kanë votuar 28 votues apo 0.21 %. Zubin Potok 65 votues apo 1%. Zveçan 29 votues 0.42% Mitrovicë e veriut 191 votues, apo 1.05% “, bëri të ditur ai.
Ndërkaq nga Lista Serbe është duke u bërë thirrje qytetarëve që këto zgjedhje të bojkotohen.
Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se zgjedhjet janë jolegjitme dhe joligjore.
“Për shkak të secilit serb të arrestuar padrejtësisht, për shkak të çdo gënjeshtre të thënë nga Kurti, për shkak të çdo plumbi të shtënë në fëmijët serbë, për shkak të reperkusionit të përditshëm që vuan populli serb, për shkak të keqtrajtimit të pandërprerë të serbëve nga njësitet speciale në veri, për shkak të frikës në mesin e serbëve, të cilën e ndjell politika e Kurtit, për shkak të secilit objekt të shenjtë serb të dëmtuar dhe çdo përmendore të rrënuar, për shkak të mosimplementimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara!!! Bojkot i zgjedhjeve jolegjitime dhe joligjore!!!.” – ka shkruar Rakiqi në Facebook./Gazeta Infokus/

T� tjera
-
Grupi i Grave Deputete reagon për vrasjen e Arlinda Zekajt: Të hetohet çdo përgjegjësi institucionale për neglizhencë apo mosveprim
Grupi i Grave Deputete ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke...
-
SKANDAL: Kadetët njoftohen se mund t’u dështojë ceremonia e diplomimit sepse shteti nuk ka uniforma për ta
Mungesa e uniformave vazhdon të jetë problem për institucionet e sigurisë në ...
-
Shpallet në kërkim i dyshuari për vras*jen e kunatës në Pejë
Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim Albert Sylajn, i dyshuar për vrasjen ...
-
Ministria e Drejtësisë e kishte caktuar në pozitë të rëndësishme prokuroren – ndaj së cilës gruaja që u vra në Pejë kërkoi të mirren masa
Më 20 prill 2026, Qeveria Kurti kishte miratuar propozim-vendimin e Ministris...
-
Kushërira e Arlinda Zekajt: Ajo e kishte lajmëruar rastin, por nuk pati përkrahje nga institucionet
Vajza e axhës së Arlinda Zekajt, e cila u vra në Vitomiricë të Pejës, ka dekl...
-
Ligji për Specialen kthehet në Kuvend, Nagavci tregon nëse VV-ja do ta mbështesë PDK-në
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Arbërie Nagavci, k...
-
“Do të mbetesh gjithmonë në kujtimet tona”, kompania ku punonte Arlinda Zekaj me mesazh prekës pas vrasjes së saj
Kompania Zekaj Tours ka shprehur dhimbjen e thellë për vrasjen e Arlinda Zeka...
-
Thirret në raportim Kryeprokurorja e Pejës – së cilës viktima i shkroi letër tri ditë para vrasjes
Kryeprokuroria në Kosovë është vënë në lëvizje tek pas vrasjes së Arlinda Zek...
-
Musliu kërkon përgjegjësi për rastin në Pejë: Fjalët pa veprime konkrete nuk e shpëtojnë askënd
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka reaguar pas rastit tragjik në Vitomir...
-
Kuvendi sot mban seancë të jashtëzakonshme për vrasjen e gruas nga Peja
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot, në orën 15:00, një seancë të jashtëzakonsh...
-
Kronologjia e rastit të Arlinda Zekajt sipas Prokurorisë – Çfarë kishte ndodhur?
Prokuroria Themelore në Pejë ka dalë me një njoftim të detajuar lidhur me vep...
-
OJQ `QIKA` paralajmëron aksion simbolik para qeverisë
Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA ka njoftuar se sot në orën 13:...





























