Fokus

A mund të anulohen zgjedhjet në veri për shkak të pjesëmarrjes së ulët, tregon Elezi

Autori: Gazeta inFokus 12:41 | 23 April 2023

Sot janë duke u mbajtur zgjedhjet për kryetar të komunave në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës, në Mitrovicën e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, shkruan Gazeta Infokus

Në këtë proces zgjedhor është vërejtur një pjesëmarrje e vogël e qytetarëve për të votuar, mirëpo kjo gjë nuk e pengon që në këto komuna të mos ketë më një kryetar në krye apo edhe që këto zgjedhje të dështojnë.

Të paktën kështu ka thënë zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi.

-Advertisement-

Ai tha se deri më tani procesi zgjedhor është duke shkuar në rregull dhe pa pengesa.

“Sa i përket çështjes se pjesëmarrjes në zgjedhje, natyrisht që KQZ-ja inkurajon qytetarët me të drejtë vote që ta shprehin vullnetin e tyre dhe siç kemi sqaruar në shumë raste gjatë ditëve të kaluara sa i përket çeshtjes së pjesëmarrjeve në zgjedhje, as në ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe as në ligjin për zgjedhjet lokale nuk është e specifikuar se sa duhet të jetë përqindja ta zëmë minimale e pjesëmarrjes në një proces zgjedhor në mënyrë që pastaj rezulti të mund të certifikohet nga ana e komisionit zgjedhor të zgjedhjeve. Pra sipas informacioneve që kemi deri më tani nga qendrat e votimi nga komisionet  komunale të zgjedhjeve procesi zgjedhor në këto katër komuna është duke shkuar në rregull dhe nuk ka pasur ndonjë pengës apo problem”, ka deklaruar Elezi në një konferencë për media.

Ndryshe ka treguar edhe përqindjen e qytetarëve që kanë votuar deri më tani në këto katër komuna ku janë duke u mbajtur zgjedhjet lokale.

“Sipas të dhënave pjesëmarrja në proces deri në ora 11:00 është kjo: Leposaviq kanë votuar 28 votues apo 0.21 %. Zubin Potok 65 votues apo 1%. Zveçan 29 votues 0.42% Mitrovicë e veriut 191 votues, apo 1.05% “, bëri të ditur ai.

Ndërkaq nga Lista Serbe është duke u bërë thirrje qytetarëve që këto zgjedhje të bojkotohen.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka thënë se zgjedhjet janë jolegjitme dhe joligjore.

“Për shkak të secilit serb të arrestuar padrejtësisht, për shkak të çdo gënjeshtre të thënë nga Kurti, për shkak të çdo plumbi të shtënë në fëmijët serbë, për shkak të reperkusionit të përditshëm që vuan populli serb, për shkak të keqtrajtimit të pandërprerë të serbëve nga njësitet speciale në veri, për shkak të frikës në mesin e serbëve, të cilën e ndjell politika e Kurtit, për shkak të secilit objekt të shenjtë serb të dëmtuar dhe çdo përmendore të rrënuar, për shkak të mosimplementimit të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara!!! Bojkot i zgjedhjeve jolegjitime dhe joligjore!!!.” – ka shkruar Rakiqi në Facebook./Gazeta Infokus/

Lajmërohet Goran Rakiq: Kërkon bojkot të zgjedhjeve

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera