Lajme

A mund ta zgjedhin të vetme LDK dhe PDK kryesuesin e Kuvendit Komunal në Prishtinë?

Autori: Gazeta inFokus 11:09 | 05 January 2022

Ka një orë që ka filluar seanca për zgjedhjen e kryesuesit të Kuvendit Komunal të Prishtinës, mirëpo ende nuk është zgjedhur, kjo për shkak të mos arritjes së një marrëveshje në mes të partive me shumicë në këtë Kuvend.

Po raportohet për një marrëveshje në mes të Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike të Kosovës për të bashke qeverisur në Prishtinë.

Mirëpo në bazë të numrit të asamblistëve që kanë këto dy parti, iu duhen votat edhe të një partie tjetër për të arritur 26 vota apo më shumë se gjysmën e votave nga 51 asamblistë për zgjedhjen e kryesuesit.

-Advertisement-

Kjo sepse LDK-ja ka vetëm 14 ulëse ndërsa PDK-ja vetëm 9 pra i duhen edhe tre vota të tjera.

Nëse tashmë kanë një votë nga Lëvizja për Bashkim dhe Nisma i duhet edhe një votë tjetër nga AKR-ja, AAK-ja apo LVV-ja për të zgjedhur, Fehmi Kupinën e LDK-së si kryesues.

Kujtojmë nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje dhe të zgjidhet kryesuesi, kjo komunë rrezikon t shkojë përsëri në zgjedhje për Kuvendin Komunal.

Këto janë ulëset e partive të tjera në Kuvendin e Prishtinës.

Nga Lëvizja Vetëvendosje 17 asamblistë kanë të drejtë vote, 14 janë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, 9 nga Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës janë 6 asamblistë, Aleanca Kosova e Re i ka 3 asamblistë, kurse nga një asamblistë e ka Lëvizja për Bashkim dhe Nisma./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…

Të tjera