Sport

A mund ta fitoj Prishtina titullin e kampionit pas tetë viteve? Kjo është përgjigjja e Zekrija Ramadanit

Autori: Gazeta inFokus 21:42 | 25 January 2021

Klubi i Prishtinë nuk e ka fituar Superligën e Kosovës që nga sezonin 2012/2013, shkruan Gazeta inFokus.

Kryeqytetasit shpresojnë që pas tetë viteve të triumfojnë në elitën e futbollit kosovar.

Për ta bërë këtë ‘bardhekaltërit’ duhet ta thyejnë distancën prej 9-të pikëve që ka Drita pas stinorin vjeshtor.

-Advertisement-

Lidhur me titullin kampion ka folur trajneri i Prishtinës, Zekrija Ramadani, i cili është shprehur optimist se me kryeqytetasit mund të arrijnë objektivin që kanë përpara.

Tekniku shkupjan ka thënë se do të luftojnë derisa shanset reale dhe teorike ekzistojnë.

“Nuk mund ta di a mund ta arrijmë objektivin, por një gjë e di që do të bëjmë futboll të bukur dhe do të luftojmë në çdo ndeshje për tri pikë dhe me lojë të bukur dhe agresive do ti marrim ndeshje një nga një ashtu siç i kemi marrë deri tash dhe në fund do ta shohim rezultatin. Unë mendoj që kemi grup të mirë, grup të shendosh kemi një atmosferë fantastike brenda ekipit dhe nuk do ti përsëritim ato gabime që i bënim në stinorin vjeshtor që sot ose në fund të kampionatit mund ti paguajmë shumë shtrenjtë. Ato ishim gabimet që i bënim dhe shpresoj që mos ti përsërisim aspak. Sa i përket objektivit do të luftojmë deri sa janë edhe shanset reale, teorike për të arritur objektin titullin e kampionit”, deklaroi Zekrija Ramadani për Sportin në Kanal 10.

Herën e fundit e fundit kur Prishtina fitoni titullin e kampionit ishte 16 maji i vitit 2013./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera