A mund ta dijmë se kur është Nata e Kadrit?
Autori: Gazeta inFokus
20:06 | 22 March 2023
Më 23 mars, përkatësisht të enjten, fillon muaji i shenjtë i Ramazanit për të gjithë besimtarët myslimanë në botë.
Në kuadër të këtij muaji janë veçuar edhe disa netë të cilët myslimanët i quajnë edhe si netët e mëdha.
Ndër to është edhe Nata e Kadrit, për të cilën hoxhë Dr. Shefqet Krasniqi ka thënë se Allahu atë e ka veçuar prej të gjitha netëve të muajit të Ramazanit.
Në emisionin N’Konak me Islam Morinën, Krasniqi ka thënë se Nata e Kadrit është natë e veçantë dhe se Allahu e ka fshehur atë, duke mos treguar se kur në të vërtetë është. Mirëpo, ai thotë se gjasat janë që Nata e Kadrit të jetë në dhjetë ditët e fundit të muajit të Ramazanit.
“Natën e Kadrit Allahu e ka veçua prej krejt netëve të Ramazanit, është nata më e shenjtë në vit, ma e madhe në vit, për atë quhet nata e madhe. Allahu për këtë natë e ka zbrit një sure, një kaptinë të plotë të Kuranit, e ka quajt suret El-Kader, e ka quajt kaptinë e Kadrit dhe ka thënë se n’të kemi zbritur Kuranin. Kurani është zbritë në këtë natë, pastaj ka thënë se Nata e Kadrit është sa njëmijë muaj, madje ka thënë se është më e mirë se njëmijë muaj…Nata e Kadrit është natë e veçantë, është natë e bekuar, Allahu e ka mshefë këtë natë, nuk ka deshtë me kallxu vetë kur është kjo natë. Gjasat janë me qenë në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit, 21-shin, 23-shin, 25-shin, natën e 27-të ose në natën e 29-të ”, ka thënë Krasniqi./Gazeta Infokus/
Emisioni i plotë:

T� tjera
-
“Letër prej tri faqesh e gjysmë”: Kuçi thotë se Arlinda Zekaj i kërkoi ndihmë Kryeprokurorit të Shtetit tri ditë para vrasjes
Rreth tri ditë para se të vritej, e ndjera Arlinda Zekaj i kishte shkruar një...
-
Daut Haradinaj pas vrasjes së Arlinda Zekajt: Mbiemri Haradinaj nuk është mburojë për askënd, do të ketë pasoja ligjore
Daut Haradinaj ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë, duke kërkuar...
-
Janina Ymeri i kërkon llogari Gërvallës: Ku e çoni ju viḳtimën?
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Janina Ymeri, ka kërkuar përgjegj...
-
Burri që i dorëzoi Vuçiqit fletëvotimin: Ai mezi ecte, e dinte se kishte marrë fund
Aleksandar Vuçiq, kandidati kryesor i listës “Serbia e Bashkuar”, votoi në zg...
-
Qytetarët ndezin qirinj në Pejë në kujtim të Arlinda Zekajt, kërkojnë drejtësi dhe mbrojtje për gratë
Qytetarë dhe përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile janë mbledhur në...
-
Specialja miraton publikim transkripteve me redaktime në rastin Thaçi e tjerët
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë miratuar publikimin e versione...
-
Rasti i Pejës, Bajrami: Haxhiu s’do të duhej t’i merrte në mbrojtje Sveçlën dhe Gërvallën
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka kritikuar ins...
-
Nesër varroset Arlinda Zekaj
Vrasja e Arlinda Zekajt nga kunati i saj, mbrëmjen e së dielës në Vitomiricë ...
-
Studentët shqiptarë pro krijimit të një lëvizjeje politike sipas modelit serb: S’ka më fjalë, veprime
“Sot në orën 2 te vendi”, kështu nis dita e të rinjve që prej 5 muajsh janë n...
-
Ambasada britanike pas rastit të Arlindës: Askush që kërkon ndihmë nuk duhet të mbetet pa mbrojtje
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka shprehur pikëllim të thellë pas ra...
-
“Të mos përfundojë me lamtumirën e fundit”, Musliu për debatin rreth rastit të Arlindës
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, në seancën për v...
-
Maqedonci: 209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake bazë në FSK
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se 209 rekrutë të rinj kanë...
































