A morën paga policët serbë të dorëhequr në nëntor?

Autori: Gazeta inFokus
13:00 | 27 January 2023
Ministri i Financave, Hekuran Murati nuk e di se a janë paguar policët serbë të veriut për muajin nëntor, ndonëse kishin lënë punën.
Në konferencën për media, ministri Hekuran Murati është pyetur se a i janë dhënë pagat e plota policëve të Mitrovicës së Veriut, për vitin nëntor të 2022-s, edhe pse në filliim të muajit ata kishin dhënë dorëheqje.
Ministri ka thënë se nuk ka informacion nëse ata policë janë paguar për muajin që s’kanë qenë në punë, duke thënë se MF-ja vetëm i ekzekuton pagat.
“Sa i përket çështjes së policëve, edhe këtë më duhet ta shohë. Çdo listë e pagave që vjen, procesohet në institucionin përkatës, e cila e bën vlerësimin e punës, apo pjesëmarrjes në punë për secilin prej personelit. Ministria e Financave dhe Thesari i ekzekuton. Nuk mund të jap përgjigje për rastin konkret, sepse nuk e di”, ka thënë Murati.
Ai tutje ka folur për konkursin e hapur për zëvendësimin e policëve në komunat veriore të vendit, që lanë detyrën në fillim të nëntorit.
Përgjigjja e Muratit nuk ishte e qartë për gazetaren që e pyeti, ndërsa Ministri i Financave i sugjeroi asaj që të komunikojë me Ministrinë e Punëve të Brendshme për të marrë vesh se a janë paguar policët e Mitrovicës së Veriut për muajin që nuk ishin në punë.
“Duhet të konsultoheni me Ministrinë e Punëve të Brendshme, se kur është data kur janë hequr nga lista e pagave”, tha ministri.
Shpërndaje

Të tjera
-
Të hënën nis gjykimi ndaj katërshes së UÇK-së, marsh do të ketë edhe në Hagë
Nga kjo e hënë do të gjykohet personi që e ka lexuar Deklaratën e Pavarësisë ...
-
Qeveria mban mbledhje, miraton Projektligjin për Tatimin në Pronën e Paluajtshme
Qeveria e Kosovës këtë të premte në mënyrë elektronike ka mbajtur mbledhjen e...
-
Shkupi dhe Beogradi firmosin një sërë marrëveshjesh
Lehtësimi dhe përshpejtimi i qarkullimit të njerëzve dhe automjeteve në vendk...
-
Hykmete Bajrami për Qeverinë Kurti: Dy vjet qeverisje, dy vjet arsyetim, dy vjet dështim
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, me anë të një videoporosie të publikuar ...
-
Franca dhe Gjermania kërkojnë një propozim të shpejtë për Asociacionin
Franca e Gjermania i kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë, që të zbatojnë marr...
-
Molliqaj: UÇK është guxim, jo kalkulim, mbrojtja e saj duhet të jetë mbi politikën ditore
Kreu i PSD-së, Dardan Molliqaj, kritikoi ashpë kryeministrin e Kosovës Albin ...
-
Qytetarët frikësohen se pas rritjes së çmimit të rrymës do të rriten edhe çmimet e artikujve
Një ditë pasi Zyra e Rregullatorit për Energji në Kosovë vendosi shtrenjtimin...
-
Dy trena në Zvicër dalin nga shinat, raportohet për të lënduar
Një ngjarje terrori ndodhi sot në Zvicër kur dy trena dolën nga shinat, duke ...
-
Caktohet seanca, të martën Trump para gjyqit
Gjykata e New Yorkut ka bërë të ditur se të martën, ish-presidenti amerikan, ...
-
Djegia e veturave në veri, reagon edhe Von Cramon
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, ka reaguar...
-
Tentim grabitje në Pejë, pronari i argjendarisë neutralizon grabitësin
Një tentim grabitje ka ndodhur pasditen e sotme në Pejë. Me këtë rast grabitë...
-
Një tërmet i fortë dridh Greqinë, ja ku ishte epiqendra
Një tërmet me magnitudë 5.1 goditi këtë pasdite Greqinë sipas Qendrës Sizmolo...