Lajme

A morën leje për të protestuar në kohën e orës policore? Flet Dardan Molliqaj

Autori: Gazeta inFokus 22:25 | 07 April 2021

Kryetari i Partisë Sociale Demokratike (PSD), Dardan Molliqaj është deklaruar në media pas aksionit të tyre të sontëm, ku vizatuan fytyrën e ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia me një mbishkrim ‘Dr.Hipokriti’.

Molliqaj tha se nuk kanë marrë përgjigje nga Ministria e Punëve të Brendshme që të lejohet zhvillimi i aktivitetit të tyre politik.

“Dr. Hipokriti”, aksion i PSD-së para qeverisë, kundërshtojnë masat e reja

-Advertisement-

“Ne besojmë në konevetën e të drejtave të njeriut, që garanton të drejtën e asocimit. Në radhë të dytë, PDS ka bo kërkesë në MPB për leje të aktivitetit të stafit të saj politik. Nga Qeveria Kurti 2, nuk kemi marrë përgjigje, do të duhej të kishimin një përgjigje nga MPB që aktivetete politike që janë të rëndësishme, të marrim leje.

Për këtë arsye në mënyrë simbolike pa rrezikuar jetën askujt, nuk jemi të papërgjegjshëm që të rrezikohet jeta e qytetarit, por në anën tjetër nuk guxojmë të mos e shprehim alarmin”, tha Molliqaj.

Madje ai u prit edhe nga policët e Kosovës, të cilët e lejuan vazhdimin e tyre politik duke mos iu ndërhyrë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera