Lajme

A më mirë të mbyllej Klan Kosova apo:

Autori: Gazeta inFokus 09:21 | 29 July 2023

-Të lejoheshin mbi € 400 milionë mallra nga Serbia brenda një viti, mallra këto që po na futen edhe për dritare si kurrë më parë?! – të largoheshin të gjitha mediat serbe të regjistruara në Beograd e që operojnë pa asnjë problem në Kosovë?!

– të përjashtohej Lista Serbe nga Kuvendi dhe Qeveria, ngase ajo po na e sfidon tërë shtetin; Agim Veliu qe shkarkuar për një fjalë goje, kurse Lista Serbe po na bën dëm me miliona herë më shumë dhe askush s’po e shkarkon përkundrazi po koordinohet pushteti me të siç doli edhe në përgjimet e Skandalit Zdravo?! – të largoheshin nga institucionet e Kosovës një armatë e tërë UDB-ashësh, të cilët në këtë pushtet kanë kapur majat e tij dhe që po vazhdojnë të mbjellin frymë anti-UÇK si dhe po bëjnë të pamundurën për ta dështuar shtetin e Kosovës?!

– të largohej elektroseveri serb që po na e kontrollon rrymën në veri, e ishte pikërisht kjo qeveri që ia dha me shkrim rrymën elektroseverit serb në veri?!

-Advertisement-

– t’u paguheshin miliona euro serbëve të veriut për shpenzimin e rrymës atje; nëse ky pushtet ka premtuar ndryshimin e madh, atëherë do të duhej ta ndalte këtë praktikë e jo t’i imitonte pushtetet e kaluara?! – të blente ky pushtet rrymë prej Serbisë siç vazhdon të blejë edhe sot me Martin Berishajn në krye?! – ta pranonte ky pushtet Marrëveshjen e Ohrit me Zajednicën e rritur në Samoupravnicë?!

– t’i shfuqizonte në Kuvend që të gjitha marrëveshjet me Serbi, të cilat ky pushtet sa ishte në opozitë i quante antikombëtare?! – t’i dërgonte ministrat në Beograd për të nënshkruar atje projekte të përbashkëta infrastrukturore me Serbi?! – ta fuste në tavolinë të bisedimeve me Serbinë edhe çështjen e Luginës së Preshevës, me të cilën asnjëherë s’u mor?! – ta fuste Kosovën nën sanksione të Perëndimit si askush kurrë më parë? – t’i mbështeste e asesi luftonte mediat, ngase ishin pikërisht mediat ato që e ndihmuan më së shumti ardhjen në pushtet të këtij pushteti?!

– të merrej me 1000 punë tjera më të nevojshme e më të rëndësishme për zhvillimin e vendit për t’ua mbyllur kështu mediave gojën me punë dhe vetëm punë, e jo me dry pushtetar?! Asnjë nga pikat e lartëpërmendura s’i ka bërë Klan Kosova. Prandaj, pse mbyllja e fjalës së lirë dhe ngulfatja e demokracisë?! A mos po bëhet e tëra kjo si shpërqendrim vëmendjeje përballë Zajednicës në ardhje? A.H.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova nderohet me tre Çmime prestigjioze për qëndrueshmëri
-Advertisement-

Të tjera