Fokus

A kishin qasje në ditarin e Astrit Deharit prindërit e tij?

Autori: Hateme Smajli 18:19 | 02 November 2019

Në një intervistë eksklusive në emisionin Konak, prodhim i gazetës inFokus, prindërit e Arbnor dhe Astrit Deharit, tregojnë se a e dinin për ekzistencën ditarit të Astritit dhe se a kishin qasje në këtë ditarë.

Avni e Xhemile Dehari thonë se ata e morën vesh nga mediat që Astriti djali i tyre mbante një ditar gjatë kohës sa ishte në burg.

“Jemi të njoftuar për ditarin vetëm përmes mediave. Avokati ka pas qasje por vetëm një pjesë të tij. Por nuk e dimë krejt se cka ka në ditar. Autoritetet e burgut nuk na e kanë dhanë neve ditarin” tregon babai i Astritit.

-Advertisement-

E Xhemile Dehari gjithashtu tregon se për ekzistencën e ditarit e ka marrë vesh nga televizionet.

“Për ditarin kemi ndëgju në television atëherë kur e bonën këtë kontrollen këto psikiatër psikolog dhe gjithë ai grupi që e morën ditarin dhe që erdhën në përfundim se Astriti psiqikisht ka qenë shumë mirë por edhe që ditari është më dy shkrime, këto I nkam ndi unë vet në televizor” tregon nëna e Astrit Deharit./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine

Të tjera