Lajme

“A ke qenë në gjyqin kundër Fatmir Limajt?”, plas sherri mes Lulzim Bashës e Baton Haxhiut

Autori: Gazeta inFokus 23:20 | 19 November 2020

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “Opinion” ka debatuar me gazetarin Baton Haxhiu. Gazetari Haxhiu e ka pyetur nëse ka qenë pjesë e hetimit dhe gjyqit kundër Fatmir Limajt.

Basha i është përgjigjur duke i thënë “merre në telefon Fatmir Lamajn, pyete kam qenë unë për procesin e tij apo jo”

Haxhiu ka vazhduar duke e pyetur se a ka qenë në proceset ligjor ndaj serbëve dhe shqipëtarëve.

-Advertisement-

Kreu i PD-së ka thënë se ndaj serbëve ka qenë vetëm në Mitrovicë, ndërsa ndaj shqipëtarve asnjëherë.

Ai madje i ka quajtur gënjeshtra deklaratat e Haxhiu ku thotë se Bashat ka qenë punonjës në këto procese.

” Edhe njëherë po të them që unë të marrë pjesë në një proces ligjor….Po thua të pavërteta, ishte gënjeshtër e pastër”, ka thënë Bashta.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera