Lajme

A kanë për kë të votojnë qytetarët në këto zgjedhje?

Autori: L.A 09:11 | 29 September 2021

Secili me premtime më të mëdha se tjetri. Kandidatët për kryetar të komunave çdo ditë shpalosin nga një plan e japin nga një premtim për qytetarët me shpresë se do të fitojnë besimin e tyre në zgjedhjet që mbahen në tetor.

Por sa cilësore është përmbajtja e programeve të tyre?

Qëndrim Arifi nga organizata INPO për Gazetën Infokus ka thënë kandidatët për kryetar të komunave vazhdojnë me pretimet e tyre klasike siç janë bërë edhe më parë.

-Advertisement-

“Në pjesën e premtimeve ne vërejmë që ende jemi në pjesën klasike ku premtimet nuk është që mendohen në mënyrën më të mirë të mundshme. Këto premtime ose shumica e premtimeve nuk varen direkt nga niveli lokal, por janë premtime të cila varen qoftë nga donatorët, qoftë nga një miratim, një pëlqim ose nga donacionet e nivelit qendror, mirëpo shohim edhe premtime të cilat janë edhe të parealizueshme apo nuk mund të realizohen brenda një mandati qeverisës”, ka thënë ai.

Sipas kësaj organizate këto premtime janë të padrejtë karshi votuesve sepse votuesit duhet të votojnë një plan program i cili e prezanton kandidati dhe ai plan program do të duhej të vlente për katër vite.

Ndër të tjera Arifi për Gazetën Infokus ka thënë se shpesh arsyeja e mos përfundimit të projekteve të parapara është pasi projektet të cilat premtohen kërkojnë punë më shumë se një mandat.

“Asnjë kandidat nuk ka premisa që do ta merr edhe një mandat edhe nëse kushtimit them se punon më së miri në botë. Kjo nuk është e garantuar kështu që sipas mendimit tim nuk është reale që të premtohet fillimisht nuk janë të varura direkt nga vendimi, buxheti i një komune ose një kryetari potencial por edhe tjetra që premtimet duhet të jenë të realizueshme brenda katër vitesh sepse ne shpesh përballemi që një premtim fillon dhe mbettë në gjysmë dhe kur vije kryetari tjetër potencial nuk shpreh asnjë aspirata që ta vazhdojë at projekt dhe nuk është strategji e zhvillimit të qytetit sipas mendimit tim dhe këtu flasim realisht për keqpërdorim të parave të taksapaguesve”, ka thënë ai për Infokus.

Qendrim Arifi nga organizata INPO thotë se e mira e disa kandidatëve për kryetar të komunave është profili i tyre i mirë i shkollimit.

“Realisht ne jo vetëm në këto zgjedhje, por edhe në zgjedhjet e kaluara në vazhdimësi e monitorojmë këtë proces mirëpo çështja është që me këto zgjedhjet e fundit nuk është se mungojnë profile nga shkollimi edhe është një gjë e mirë. Do të thotë ka evoluar kjo çështje dhe shohim kandidatë që për nga backgroundi i shkollimi janë kandidat serioz dhe janë kandidat meritor për kryetar komune”, ka thënë ai.

Kujtojmë se zgjedhjet lokale mbahen me 17 shkurt. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe zgjeron shtrirjen në rajon, arrin marrëveshje bashkëpunimi me zinxhirin kroat Plodine
-Advertisement-

Të tjera