Sport

A kanë luajtur për Prishtinën apo për Dritën? Kështu përgjigjet Tahir Batatina

Autori: Gazeta inFokus 22:45 | 11 April 2021

Humbja e skuadrës së Llapit nga Drita me rezultat 2-4 ka ngjallur reagime të shumta nga tifozët llapjan, të cilët kanë akuzuar klubin e tyre se e kanë kurdisur ndeshjen me gjilanasit, shkruan Gazeta inFokus.

Në lidhje me këto komente dhe akuza ka folur trajneri i Llapit, Tahir Batatina.

Tekniku llapjan është pyetur nga gazetari se a kanë luajtur për Dritën apo Prishtinën.

“Na kemi luajt sot për Llapin, për vetveten, por nuk kemi arritë me arkëtua pikë. Ndoshta ka qenë mirë ta marrim një rezultat pozitiv, të paktën një barazim”, ka thënë Batatina në ‘Sporti Total’ në KTV.

Me pas trajneri i Llapit i ka mohuar kategorikisht akuzat se ka pasur kurdisje në takimin ndaj Dritës./Gazeta inFokus/

Të tjera