Lajme

A ka të drejtë Vjosa Osmani të themeloi parti?

Autori: Gazeta inFokus 14:08 | 03 December 2020

Çështja se a ka të drejtë ligjërisht Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani të themeloi një parti të saj, është hapur si temë ditëve të fundit në Kosovë.

E njohësi i çështjeve ligjore, Albert Krasniqi, ka thënë se interpretim se Osmani nuk ka të drejtë të formojë parti është i gabuar, shkruan Gazeta Infokus.

“Interpretimi se Ushtruesja e Detyrës së Presidenti nuk ka të drejtë të formojë parti politike është i gabuar. Në vitin 2010, Jakup Krasniqi si U.D. i Presidentit i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me pyetjen se “a i ndalohet mbajtja dhe ushtrimi i postit të Sekretarit të Përgjithshëm të PDK-së”, ka shkruar Krasniqi,

-Advertisement-

Derisa ai treguar se Gjykatës kishte vendosur se Jakup Krasniqit që nuk i ndalohet të ushtrojë funksione në parti.

“Gjykata kishte vendosur që nuk ka ndalim për ushtruesin e detyrës së Presidentit për ushtrimin e funksioneve në parti politike, dhe se mbajtja dhe ushtrimi i përkohshëm i funksioneve të Presidenti dhe njëkohësisht ushtrimi edhe i postit të Sekretarit të PDK-së nuk është në papajtueshmëri me Kushtetutën (Aktgjykimi Nr. KO 97/10)”, ka përfunduar ai./Gazeta Infokus/.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera