Lajme

A ka Serbia kërkesa të reja për kthimin e trupit të Fatonit?

Autori: Gazeta inFokus 07:05 | 06 August 2024

Nga 19 korrik Faton Hajrizi, është raportuar si i vrarë në Serbi. Por trupi i tij ende nuk është kthyer në vendlindje. Sipas avokatit të familjes Hajrizi, Gent Gjini shteti i Serbisë mund të ketë kërkesë të re për ekstradimin e Artan Hajrizit, vëllait të Fatonit në këmbim të tij, mirëpo sipas njohësve të ligjit kjo nuk duhet të pranohet pasi Artani atje mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Kanë kaluar më shumë se dy javë që kur Faton Hajrizi u vra në Serbi dhe trupi i tij ende nuk është ekstraduar në Kosovë.

Pas dërgesës së pështymës së nënës së tij, aktualisht nuk ka asnjë informatë se sa do të zgjasë verifikimi.

-Advertisement-

E njëra nga kërkesat e reja të autoriteteve serbe mund të jetë edhe ekstradimi i vëllait të tij, Artanit sipas avokatit të familjes Hajrizi, Gent Gjini.

Avokati thotë se janë të shqetësuar, mirëpo shton se Artani do të vijë në Kosovë nëse trupi i Fatonit do të kthehet.

Gjini thotë se përveç faktorit ndërkombëtar, në këtë gjë duhet të ndikoj edhe shteti i Shqipërisë.

Por, avokati Naim Rudari tregon arsyet se pse shteti shqiptar nuk mund të ketë ndikim në këtë çështje.

Rudari thotë se në asnjë formë Artani nuk duhet të dorëzohet në shtetin serb pasi që mund të dënohet me burgim të përjetshëm.

Televizioni ka kërkuar sqarime për rastin edhe nga institucionet e Kosovës, më saktësisht Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje. /Teve1

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Viva Fresh Store triumfon në çmimet Best Buy Award 2024/2025 në Kosovë!
-Advertisement-

Të tjera