Lajme

A ka qenë Glauk Konjufca pjesë e SHIK-ut, kjo eshte përgjigjia e tij

Autori: Gazeta inFokus 21:20 | 06 February 2019

Deputeti i Lëvizjes Vetvendosje, Glauk Konjofca, ka folur për mesazhet e shkëmbyera në mes deputetëve të Partisë Socialedemokrate me qeverinë.

Ai  ka thënë se jemi hy në pazare me shtetin për votimin e buxhetit, sipas tij, kjo ka të bëjë me koncpkte politike por luftë brutale për mbiejes.

“Kështu e shoh daljen e këtyre prej Vetvendosjes”, ka thënë Konjufca.

-Advertisement-

Ai ka treguar se nuk ka qenë asnjëherë pjesë e SHIK-ut dhe ka hedhur poshtë çdo mundësi të ketë pasur lidhje me këtë shërbim.

Sipas Konjufcës, Molliqaj këto akuza i ka bërë, për siç thotë, që të shkaktojë efekte mediatike dhe llogaritë në një gazetari të klikimeve, derisa e ka quajtur mashtrues ordiner.

“Është lehtë më thanë Glauku është SHIK. Kjo është veçse për të ma humbur kohën mua”, ka thënë Glauku.

“Nuk shoh SHIK në PSD , mendoj qe kjo që i ka ndodh VV nuk mund të shterret vetëm me zhvillimet tona të brendshme, kjo na ka ardh si efekt i fuqive të jashtme politike”, tha ai.

Ai ka thënë se PSD tani më ka bashkëpunim të ngushtë me  Kadri Veselin.

“Ikja e tyre nuk ka ardh thjesht si një perkeqësim brenda Vetvendosjes”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Prince Caffe pjesëmarrës në panairin “Gulfood Fair 2024” në Dubai

Të tjera