Lajme

A ka qenë frikacak Fatmir Limaj në luftë, tregon bashkëluftëtari i tij Haxhi Shala

Autori: Doresa Geci 11:15 | 28 September 2021

Frikacak është cilësuar ish- komandanti i UÇK-së, Fatmir Limaj, nga kandidati për kryetar të komunës së Malishevës nga LVV, Alban Krasniqi.

Krasniqi gjatë ditës së hënë ka thënë se Limaj në luftë është treguar frikacak dhe mashtrues, shkruan Gazeta Infokus.

Por me të nuk po pajtohet bashkëluftëtari i Limajt, Haxhi Shala, i njohur në luftë më pseudonimin ‘Topi’.

-Advertisement-

Ai në një prononcim për Infokus ka thënë se deklarata e Krasniqit është qesharake.

Sipas tij, Limaj apo komandant ‘Çeliku’, ka qenë një trim.

“Më than që nuk jemi frigu gjatë luftës është absurde sepse nuk është lufta e lehtë. Me thanë ka qenë frikac nuk është e vërtetë. Nëse kish qenë frikacak edhe ai kish nëjtë sikurse edhe shumë të tjerë , që ka qëndruar anash. Kjo deklaratë që ka qenë frikacak nuk është e vërtetë aspak. Pa qenë trim dhe pa qenë atdhetar ti s’mundesh me marrë pjesë në luftë”, shtoi ai.

Ndryshe në T7, Krasniqi, e quajti Limaj një dredharak, mashtrues e frikacak.

“Fatmir Limaj prej malishevasve njihet si njeri mashtrues, dredharak por edhe frikacak. Pse frikacak? Sepse frikën e tij e ka shpërfaqë edhe gjatë luftës dhe e dinë qytetarët. Por, e ka shpërfaqë edhe tani në zgjedhjet e fundit sepse e çoi si kurban mikun e tij që i ka qëndruar gjithmonë pranë e që e kanë ndihmuar njëri-tjetrin z.Ekrem Kastrati e nuk u bë burrë e të dalë para qytetarëve dhe ta kërkojë mbështetjen e tyre nëse ai po mendon se qytetarët e mbështesin”, ka thënë ai./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera