Lajme

A ka ‘plan’ për vrasjen e Gani Gecit? Flet Policia

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 25 September 2018

Policia e Kosovës thotë se nuk ka pranuar kërkesë për mbrojtje nga familja Geci nga Llausha e Skenderajt.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti ika bere me dije se zyrtarisht nuk kanë pranuar kërkesë nga familja Geci për mbrojtje.

“Deri më tani nuk ka kurrgjë konkrete. Nuk është raportuar as në Skenderaj diçka e tillë”, ka thënë Zahiti.

-Advertisement-

Mediat kanë publikuar një letër të familjes Geci nga Llausha e Skenderajt, përmes të cilës kjo familje kërkon mbrojtje nga Policia e Kosovës, EULEX-i dhe bashkësia ndërkombëtare.

Ata thonë se janë të shqetësuar se dikush do ta vrasë familjarin e tyre Gani Gecin dhe nëse kjo do të realizohet atëherë ata do ta mbajnë përgjegjës presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

Madje, sipas tyre nëse diçka i ndodh Gani Gecit, ata do të përgjigjen në mënyrën e njëjtë.

Deklarata e familjes Geci
Të nderuar qytetar të Kosovës, të nderuar miq të vendit tonë, ju që jeni në çdo hapë mbrapa të mirës së vendit tonë, dua të ju informoj se bashkësia ndërkombëtarë ka ngrit shqetësimin e vet për likuidimin e vëllait tone Gani Gecit nga bandat dhe banditët e Hashim Thaçit dua të ju them me keqardhje se nëse dikush tenton apo e provon që vëllain tonë të e kërcënon apo edhe tenton ta vret apo edhe e vret, ta keni të qartë ju opinioni i gjërë që ne familja Geci nga sot e tutje Hashim Thaçi do merr të gjithë përgjegjësin për çdo eventualitet qe i ndodh Ganiut.
Ne do i përgjigjem në formën e njëjtë Hashim Thaçit, e them shumë më keqardhje që këto fjalë nuk duhet të fliten nga unë por jam i detyruar pa dashjen time duke e ditur që disaherë kanë dashur që vëllain tonë të na vrisnin por zoti e ka shpëtuar, tani i bëjë thirrje policisë së shtetit, sigurimit të brendshëm të shtetit, bashkësisë ndërkombëtare, Eulexit, që të jeni vigjilent dhe mos të lejojnë që kjo ngjarje të ndodhe, për ndryshe ne do detyrohemi të i dalim zot vetes dhe familjes ne mënyrën tone ,ju lutem ju të gjithë të lartpërmendurit qe këtë shqetësim tone ta merreni me kujdes te veçante, ndoshta dikush edhe donë që kjo ngjarje të ndodhë por ne nuk duam e nëse detyrohemi ta kuptojnë të gjithë se ne qëndrojmë në mbrojtjen e familjes dhe vëllait tonë, me respekt nga Familja GECI.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera