Lajme

A ka plan Albin Kurti për dialog?

Autori: Gazeta inFokus 14:16 | 28 April 2021

Kryeministi i Kosovës, Albin Kurti ka nisur vizitën në Bruksel.

Duket se Kurti vizitat e tij në kryeqytetin Evropian nuk do t’i përfundojë shpejt, pasi është paralajmëruar që së shpejti do të ulet në tavolinë me Presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar rreth marrëveshjes përfundimtare.

E rifillimin e këtij dialogu po e sheh shumë sfidues për kryeministrin e vendit, njohësi i çështjeve politike, Mazllum Baraliu.

Baraliu ka thënë për Gazeta Infokus se Kurti nuk duhet të ketë çasjen e njëjtë si qeveritë e mëhershme.

“Për të rifilluar dialogun pala jonë do duhej të jepte qëndrimet e saja, siç është thënë më herët duhet të bëhet një dialog në baza të tjera do duhej të bëhet mbi parime dhe do duhej të dihej çka synohet, duhet dinamika kohore të kufizohet jo të bëhet dialogu pakufi. Kjo do të jetë edhe sfiduese pasi do të sfidohet kryeministri nga Bashkimi Evropian i cili adresisht deri më tani mendoj unë mban një qëndrim joparimor ndaj Kosovës ku dialogun edhe ndaj kësaj qeverie e vënë në plan të parë duke mos pasur parasysh problemet ekonomike ose çoftë me pandeminë që i ka Kosova”, ka thënë ai.

Baraliu thotë se kur të fillojë ky proces Kosova duhet të shkojë shumë e përgatitur e me platformë të qartë për të mos bërë gabime.

“Kjo qeveri është deklaruarës nuk bën asgjë si qeveritë e mëhershme, dhe është fakt se ata nuk kanë bërë asgjë sepse rezultate pozitive nuk ka. Nuk duhet të lejomë që të sharrojmë më shumë në këtë proces. Nuk duhet të shkohet pa një platformë dhe një program, pasi është një qeveri stabile e fituar me votë nga qytetarët do duhej të merrte vendim të të gjithëve që në mënyrë të organizuar dhe të unifikuar të shkojmë në këtë dialog”, shtoi Baraliu.

Sipas analistit, dialogu Kosovë-Serbi nuk duhet ende të jetë prioritet pasi vendi ka probleme më të mëdha siç është pandemia.

“Dialogu nuk mund të renditet në plan të parë sepse nuk i ka sjellë asnjë të mirë Kosovës

Dhe asgjë produktive përkundrazi është keqpërdore edhe nga Beogradi edhe nga Brukseli që Kosovës thjesht t’i kërkohet dhe të përfitohet nga  Kosova të mbahet se një proces por që Kosovës nuk i ka sjellë asnjë, sepse marrëveshja është me palë të jo barabarta. Nuk duhet të jetë ende prioritet pasi kemi probleme më të mëdha”, përfundoi ai./Gazeta Infokus/

 

Të tjera