Lajme

A ka përçarje brenda LDK-së? Flet zyrtari i lartë i kësaj partie – sqaron gjithçka!

Autori: Gazeta inFokus 13:46 | 04 May 2020

Arban Abrashi nga LDK-ja ka thënë se takimi i sotëm me zyrtarët e AAK-së dhe Nismës Socialdemokrate, me të cilët tashmë kanë nënshkruar një koalicion, ka thënë se ky ishte një takim koordinues për të harmonizuar programin potencial qeverisës.

“Sot ishte një takim koordinues. Ashtu siç kemi paralajmëruar, ne kemi disa ditë deri në pritje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese”.

“Sot jemi takuar me përfaqësuesit e AAK-së dhe Nismës për të trajtuar programin tonë qeverisës. Kemi biseduar për orientimet tona programore, posaçërisht çështje që lidhen me pandeminë si diçka që është më se urgjente, por gjithsesi edhe për rimëkëmbjen ekonomike të cilën dëshirojmë ta fusim si prioritet të lartë në programin tonë qeverisës”.

-Advertisement-

“Sot ka qenë veç një takim i parë koordinues. Ne do të fillojmë të shkëmbejmë dokumentet tona ditëve në vijim në nivel të ekspertëve partiakë në mënyrë që kur të fillojmë punën në qeveri të kemi një program gjithëpërfshirës që do të trajtojë pandeminë, rimëkëmbjen ekonomike edhe vet ristrukturimin qeverisës në të ardhmen ne mënyrë që të mos humbin kohë aspak”.

Por, çfarë vendimi të Gjykatës Kushtetuese presin? A do të mund LDK-AAK-Nisma dhe partitë minoritare ta formojnë qeverinë e re?

“Besoj që po, praktikat e parlamenteve, por edhe sistemi jonë parlamentar tregon që ai që e ka shumicën e krijon qeverinë, prandaj duke marrë parasysh rrethanat politike edhe ato rreth pandemisë nuk dëshirojmë të humbasim kohë dhe të përgatitemi sa më mirë”.

Abrashi para gazetarëve ka thënë se nuk ka asnjë arsye pse nuk është publikuar marrëveshja me Listën Serbe, dhe e njëjta do të publikohet ditëve në vijim.

“E publikojmë, nuk është problem. Ne jemi marrë me çështjet me prioritet – ditëve të kaluara jemi marrë me përgatitjen e seancës, derisa sot jemi takuar për program. Besoj që publikohet ditëve në vijim, sepse nuk është diçka që po e fshehim”.

Sekretari Organizativ i LDK-së ka thënë se nuk është e vërtetë që ka pasë mospajtime për emrat e mundshëm për ministra nga kjo parti.

“Nuk ka pasë asnjë mospajtim, ju siguroj. Ajo që ka dalë në media ditëve të kaluara është një ‘fake news’, atë ju garantoj edhe në emrin tim. Nuk kemi arritur ende deri tek emrat, besoj që disa ditë para seancës kur do të votohet qeveria do të dalin edhe emrat”.

Arban Abrashi ka thënë se ekspertët partiakë do të kenë edhe takime të tjera për t’u koordinuar rreth programit qeverisës – nëse votohet Qeveria Hoti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane
-Advertisement-

Të tjera