Lajme

A ka para Kosova për ta bërë ushtrinë?

Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 18 October 2018

Buxheti i Kosovës nuk do të kursehet për ushtrinë.

Kështu kanë deklaruar në disa raste krerë të institucioneve kosovare, raporton Gazeta inFokus.

Për këtë punë janë paraparë të shpenzohen 56 milionë euro gjatë vitit 2019, kurse për 2020 janë planifikuar mbi 61 milionë euro.

-Advertisement-

Këtë gjë për Gazetën inFokus, e pati konfirmuar më herët edhe Ibrahim Shala nga ministria e Forcës së Sigurisë.

Krijimi i Forcave të Armatosura nuk pritet ta rëndojë financiarisht shtetin, pasi planifikimet janë ërë për një periudhë 10 vjeçare.

Kështu thotë zëvendësministri i FSK-së, Burim Ramadani.

“Plani dhjetë vjeçar e ka të përcaktuar për secilin vit sa të shtohet shuma e të ardhurave. Çdo vit do të këtë buxhet shtesë me qëllim që me arrit kapacitetet profesionale, këtu bëhet fjalë për buxhet që nuk e ngarkon apo nuk bëhet barrë e qeverisë. Ky buxhet është i mjaftueshëm për t`a rritur kapacitetin e FSK-së për mandatin e ri”, ka thënë Ramadani.

Një pako me tri projektligje për shndërrimin e FSK-së, janë sot në rend dite në Kuvend. /Gazeta inFokus

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera