Sport

A ka nevojë Kosova për stadium nacional? Ky është mendimi i Afrim Tovërlanit

Autori: Gazeta inFokus 23:43 | 24 January 2021

Trajneri i mirënjohur kosovar, Afrim Tovërlani, ka qenë i ftuar në emisionin ‘Dueli Sportiv’ për të diskutuar për më të rejat e fundit në futbollin e Kosovës, shkruan Gazeta inFokus.

Në një moment i njohuri ndryshe dhe si ‘Toki’, ka folur edhe për temën e stadiumit nacional të Kosovës, që ka mbetur vetëm në letër, pasi akoma nuk ka filluar të ndërtohet.

Tovërlani ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për stadium tjetër nacional as në Bernicë e as në Drenas.

-Advertisement-

Ai ka theksuar se Kosova ka nevojë me i shtu 7 apo 8 mijë ulëse në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë

“E kam thënë edhe më herët. Kosova nuk ka nevojë për një stadium tjetër nacional. As në Bernicë, as në Drenas. Kosova ka nevojë për me i shtu 7 apo 8 mijë ulëse në stadiumin “Fadil Vokrri”. Me parat e stadiumit nacional duhet me i rregullu stadium të tjera, për shembull në Gjilan, Mitrovicë, Pejë. Pse mos t’i kemi katër apo pesë stadium relativisht të mira. Çfarë po na nevojiten një stadium me 30 apo 40 mijë ulëse, kur nuk e dijmë pas dy vitesh sa do ta kemi shikueshmërinë”, është shprehur Tovërlani./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera