A ka ndërruar qëndrim Holanda për liberalizimin e vizave për Kosovën? Flasin nga ambasada në Prishtinë

Autori: Gazeta inFokus
08:39 | 24 May 2022
Zëvendësshefi i misionit në Ambasadën e Holandës në Prishtinë, Peter van de Bloemen, në një përgjigje për Front Online, ka thënë se shteti i tij e mbështetët Kosovën në reformën në fushën e sundimit të ligjit.
Ai thotë për Front Online se progresi i arritur në këtë fushë është i rëndësishëm dhe faktor kyç për liberalizimin e vizave për Kosovën.
I pyetur për qëndrimin e shtetit të tij rreth heqjes së vizave, ai ka thënë se i takon Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij që të diskutojnë dhe bien dakord për liberalizimin e vizave për Kosovën.
“Progresi në këto reforma në rend të parë është i rëndësishëm për qytetarët e Kosovës. Për më tepër, do të mbështesë gjithashtu ambicien e Kosovës për udhëtim pa viza. I takon Këshillit të Bashkimit Evropian dhe shteteve anëtare të tij që të diskutojnë dhe bien dakord për liberalizimin e vizave për Kosovën pasi të jetë në agjendë.
Ai ka përmendur mbështetjen që Holanda ka për qeverinë e Kosovës sidomos në luftën kundër korrupsionit në nivelin e lartë dhe krimit të organizuar.
“Ne mbështesim qeverinë e Kosovës në agjendën e saj ambicioze të reformës së Sundimit të Ligjit, veçanërisht në lidhje me luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar”, tha ai për Front Online.
Zyrtari holandez ka thënë se shteti i tij do të vazhdojë ta përkrah Qeverinë e Kosovës dhe institucionet gjyqësore, organizatat e shoqërisë civile përmes projekteve, këshillave dhe ekspertizës në arritjen e rezultateve në reformat e nevojshme të sundimit të ligjit.
“Ndërkohë, Holanda do të vazhdojë të ndihmojë qeverinë e Kosovës, institucionet gjyqësore dhe organizatat e shoqërisë civile përmes projekteve, këshillave dhe ekspertizës në arritjen e rezultateve në reformat e nevojshme për sundimin e ligjit”, tha ai për Front Online.
Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor, i cili nuk ka liberalizim vizash, pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme për të përmbushur kriteret e përcaktuara nga Bashkimi Evropian për këtë proces.
Ditë më parë përmes një shkrimit të përbashkët, eurodeputeti Thijs Reuten dhe aktivisti i Stefan van Dijk kanë bërë thirrje që Holanda të heq bllokadën për liberalizimin e vizave për kosovarët, duke e cilësuar atë si të “pakuptimtë”.
Përveç Holandës, Franca është shteti tjetër i BE-së që është skeptik për liberalizimin e vizave.

Të tjera
-
I publikoi në rrjete sociale, policia në Lipjan konfiskon dy pistoleta dhe 17 fishekë
Njësitet policore në Lipjan kanë ndërhyrë dhe kanë konfiskuar armë zjarri pas...
-
Kërc*ënohet një polic në Lipjan: Iu publikuan foto dhe mesazhe në rrjete sociale
Një zyrtar i Policisë së Kosovës në Lipjan është bërë objekt i kanosjes përme...
-
Pamjet e fundit: Polici ia mbajti gjurin në qafë për afro 50 sekonda Agon Zejnullahut
Pamjet e fundit të publikuara nga një faqe “Rrjeti” dëshmojnë momentet kritik...
-
Sot nis Kampionati Evropian i ESports, Kosova nikoqire
Për herë të parë në histori, Kosova do të jetë nikoqire e Kampionatit Evropia...
-
Miftaraj thotë se ka informacione se autopsia përcaktoi se Agon Zejnullahu u ngufat nga Policia
Në duart e policëve, i prangosur, një 27-vjeçar vdiq në rrugë mesnatën me...
-
Vdiq duke shpëtuar turistët, vazhdojnë kërkimet për gjetjen e trupit të kapitenit të anijes
Që prej mesditës së djeshme, forcat polumbare të FNSH-së (Forcat e Ndërhy...
-
Dhoma e Tregtisë i kërkon Avokatit të Popullit nisjen e hetimit për bllokadën e automjeteve të bizneseve
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë ka kërkuar Institucionit të Avokatit të Popul...
-
Arsyet pse BE-ja nuk ka vendosur sanksione të reja kundër Rusisë
Bashkimi Evropian është një hap larg miratimit të paketës më të re të sanksio...
-
Publikohet audioincizimi nga një aktivitet privat, Trump: I thashë Putinit se do të bom*bardoja Moskën nëse pushton Ukrainën
Presidenti amerikan Donald Trump u tha donatorëve të mbledhur në një aktivite...
-
Kurti mbledh qeverinë në detyrë, s’dihet rendi i ditës
Qeveria në detyrë e Kosovës pritet të mblidhet sot. Kurti pritet të mbledh...
-
Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Dega në Lipjan, sot pritet të mbahet sea...
-
Mbi 2 mijë e 300 të vde*kur nga vala e të nxehtit në Europë
Rreth 2 mijë e 300 persona humbën jetën për shkak të të nxehtit në 12 qytete ...