Sport

A ka ndërruar mendje Andi Zeqiri? Ja çfarë thotë Agim Ademi

Autori: Gazeta inFokus 21:53 | 29 September 2020

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka folur për lajmet e fundit që janë duke qarkulluar në lidhje me të ardhmen e Andi Zeqirit.

Ademi ka folur për Sinjalin Sportiv, ku ka mohuar raportimet e mediave zvicerane, se futbollisti do të vazhdojë të jetë pjesë e tyre.

Kryetari i FFK-së u shpreh i bindur se Andi Zeqiri do të përfaqësojë Kombëtaren e Kosovës.

-Advertisement-

“Të gjitha janë të përfunduara ka mbetur që futbollisti vetëm t’i bashkohet grupit”, ka thënë Ademi.

Kurse, gjatë ditës së sotme drejtori i Kombëtares së Zvicrës, Pierluigi Tami ka thënë për mediat zvicerane se Zeqiri do të vazhdojë të jetë pjesë e kombëtares së tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera