A ka merita Gani Jakupi që Spanja ia njohu pasaportën Kosovës? – Kadrijaj e pyet Bislimin
Autori: Gazeta inFokus
11:28 | 26 January 2024
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi është duke raportuar para deputetëve të Komisioni për Intergime Evropiane. Aty zëvendëskryeministri pranoi një pyetje nga deputetja e AAK-së, Time Kadrirja për Gani Jakupin.
Deputetja ka kërkuar të di nga zëvendëskryeministri nëse me të vërtetë Gani Jakupi i cili paguhet nga buxheti i Kosovës 7 mijë e 500 euro, ka merita që Spanja njohu pasaportat e Kosovës.
“..Ndërsa folet edhe për rezultate që Spanja i ka njoftë pasaportat e Kosovës, a është rezultat i super Gani Jakupit, këshilltarit që paguhet 7 mijë e 500 euro sepse është prolognu edhe kjo si sukses dhe a keni edhe këshilltarë të tjerë që i paguani në shifra të tilla, me paga solide që me pas edhe ndonjë njohje të re, se nëse paguhet një këshilltar 7 mijë e 500 euro duhet me i listu rezultatet e një këshilltari të tij…“, pyeti Kadrijaj, Bislimi.
Ndërkohë, Bislimi ia ktheu se nuk pasi që Jakupi nuk është këshilltar i tij, nuk mund t’i kthejë përgjigje, madje u shpreh se këshilltari e ka detyrë ti raportojë vetëm eprorit të tij, pra Ganiu, Gërvallës.
“Për këshilltarët ju kisha lutë…Kaltrina Zeka është këshilltare e imja për punën që ajo bën, më raporton vetëm mua, jo juve. Dmth këshilltarët e mi më raportojnë vetëm mua. këtë detyrë e kanë, edhe nuk muj me kërku unë raportim se çka bën këshilltari i zëvendëskryeministres… ju po më thoni çka ka bë Gani Jakupi duheni me raportu, nuk është këshilltar i juvi Gani Jakupi është i zëvendëskryeministres Gërvalla, i raporton asaj“, i tha Bislimi.
Time Kadrijaj theksoi sërish faktin që Jakupi paguhet nga buxheti i Kosovës, dhe se duhet të dihen rezultatet që ai i sjell vendit, nëse ka të tilla.
“Nëse paguhet 7.500 euro prej buxhetit të Kosovës duhet me ditë cilat janë rezultatet se punës së tij“, theksoi deputetja.

T� tjera
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...
-
Vergori në vizitën e dytë në Beograd një muaj pasi mori detyrën – çfarë diskutoi me shefin e ushtrisë serbe?, KFOR jep detaje
Komandanti i KFOR’it, Roberto Vergori, sot në Beograd është takuar me shefin ...

































