Lajme

A ka kërkesë për Asociacion nga boshnjakët në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 22:55 | 06 February 2023

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Duda Balje i ka reaguar deputetit serb, Usama Zukorliq, i cili ka deklaruar se disa nga përfaqësuesit politikë të boshnjakëve në Kosovë i kanë thënë se synojnë të ndërmarrin një iniciativë për Asociacionin e komunave boshnjake

Seanca e së enjtes në Kuvendin e Serbisë u shoqërua me përplasje verbale e fizike.

Shkak u bë diskutimi për rrjedhën e dialogut Kosovë-Serbi dhe propozimin franko-gjerman.

-Advertisement-

Përveq dhunës, këtu kishte edhe një deklarim nga një deputet serb i komunitetit boshnjak që ngjalli kureshtjen e të pranishmëve, dhe jo vetëm.

Usama Zukorliq tregoi se në Kosovë ka një iniciativë për formimin e një Asociacioni të Komunave Boshnjake.

“Kam biseduar me lidershipin politik të boshnjakëve në Kosovë, dhe disa prej tyre më kanë thënë se kanë ndërmend të ndërmarrin një iniciativë për Asociacionin e komunave boshnjake, në mënyrë që zëri i tyre të dëgjohet”, tha Usama Zukorliq, deputet në Kuvendin e Serbisë.

Se zëri i tyre po dëgjohet mjaftueshëm në Kosovë, e thotë një përfaqësuese e këtij komuniteti në Kuvendin e Kosovës.

Madje Duda Balje thotë se deputeti Zukorliq nuk ka qenë kurrë në Kosovë për të folur në emër të tyre.

Balje thotë se tanimë ekzekutivi kosovar është i informuar me kërkesat që kanë si komunitet, mirëpo ajo e kundërshton një Asociacion me kompetenca ekzekutive në Kosovë.

Sido që të jetë, kryeministri Kurti ka pasur një përgjigje për deputeten Balje e komunitetin që përfaqëson.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera