Lajme

A ka informacione se KFOR-i do të ndërhyjë në veri, përgjigjet Kurti

Autori: Gazeta inFokus 11:15 | 27 September 2021

Trupat paqeruajtëse të NATO-s në Kosovë, të njohura si Forca e Kosovës, apo KFOR, janë gati për të intervenuar në Veri të Kosovës.

Por për një gjë të tillë nuk është në dijeni, kryeministri, Albin Kurti, shkruan Gazeta Infokus.

Në konferencë për media, Kurti ka thënë se nuk ka informacione të tilla.

-Advertisement-

Madje ai ka thënë se është i gatshëm për bisedime me Serbinë.

“ …jemi të hapur për bisedime kemi kërkuar bisedimet të hënë me 20 shator, por ata kanë refuzuar takimin. Komadantin i KFOR është në bisedimet me kryetarët në veri. Komunikimi e kemi në çdo orë, kërkoj nga qytetarët qetësi”, ka thënë Kurti.

Derisa sipas raportimeve të Albania Post, KFOR është përgatitur tashmë për të ndërhyrë në veri dhe vetëm pritet drita e gjelbër nga baza e NATO-s në Napoli të Italisë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera