Lajme

A ka folur Vjosa Osmani me Vetëvendosjen për rrëzimin e Hotit?

Autori: Gazeta inFokus 17:05 | 14 September 2020

Osmani tutje ka folur edhe për mocionin e mosbesimit të ngritur nga Lëvizja Vetëvendosje. Ajo ka thënë se ende nuk e ka parë tekstin porse sapo ta sheh do të ketë përgjigje konkrete.

“Sa i përket çështjes së mocionit, unë nuk e kam diskutuar këtë çështje me Vetëvendosjen dhe nuk e kam parë tekstin, sapo të ulem e shqyrtoj mund të kem një përgjigje konkrete”, ka thënë ajo.

Osmani ka thënë se pozita do të duhej të ulej me opozitën dhe të negocionte për të gjitha ligjet.

-Advertisement-

Ajo mohon se ka lobuar që të mos votohen ligjet apo dokumentet e sjella nga qeveria në Kuvend.

“Qeveri ka lobuar kundër çdo iniciativë që unë kam sjellë në Kuvend. Ata e kanë vonuar e stërzgjatur ligjin për pandeminë”, ka thënë ajo.

Osmani tutje ka shtuar sesa i përket bashkëpunimit me partitë politike, partner të vetëm të koalicionit e shoh vetëm Vetëvendosjen.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera