Lajme

A ka filluar vaksinimi me dozën e tretë në Kosovë, flasin nga Ministria e Shëndetësisë

Autori: Gazeta inFokus 23:15 | 15 November 2021

Po vazhdon procesi i vaksinimit kundër Covid-19 në tërë territorin e Kosovës.

Derisa në vende tjera ka filluar edhe marrja e dozës së tretë të kësaj vaksine, në vendin tonë ky proces pritet të fillojë së shpejti.

Kështu ka konfirmuar për Indeksonline zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.

-Advertisement-

Ai bëri të ditur se ende nuk ka filluar marrja e dozës së tretë, por që ka qytetarë që e kanë marrë në vende tjera.

“Në Kosovë ende jo, ka qytetarë që e kanë marrë në Shqipëri apo vende tjera. Në Kosovë fillon së shpejti”, konfirmoi Hoti.

Kujtojmë që qytetarët e Kosovës dhe të huajt, të moshës mbi 12 vjeç mund të vaksinohen në cilëndo qendër të vaksinimit në Kosovë, pa termin të caktuar paraprakisht.

Gjithashtu, këtyre ditëve është duke u bërë vaksinimi edhe përmes ekipeve mobile.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera