Lajme

A ka filluar mësimi në të gjitha shkollat në Kosovë?

Autori: Doresa Geci 10:38 | 14 September 2020

Me dy javë vonesë ka filluar viti i ri shkollorë.

Kjo pasi institucioneve në vend iu nevojitet dy javë kohë për të përgatitur masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas, kryetarit të SBASHK-ut, Rrahaman Jashari, procesi i fillimi të vitit të ri shkollor në tërë Kosovën ka filluar pa ndonjë pa rregulluesi.

-Advertisement-

“ Deri në momenti që po flas me ju nuk na ka ardhur asnjë rast i tillë, dhe sipas kësaj e konsiderojmë që viti shkollorë ka filluar mirë, mundet ketë ndonjë shkollë për shkak renovimeve apo për shkak që taks forca ka parë diçka, mirëpo informacione të tilla nuk kemi, prandaj edhe mund të themi që viti i ri shkollor, ka filluar ndërkohe stafi është në komunikim më drejtorit komunale, dhe të gjithë çështjet që do të ndodhin sot do të bëjmë të ditur përmes një komunikate, dhe njoftojmë rast që nuk janë respktuar masat e MASHTI dhe IKSHPK-së”, ka thënë Jashari për Infokus.

Kujtojmë që sipas një njoftimi të MASHT’it, faza e parë, në të cilën janë përfshirë niveli parashkollor dhe klasat 1,2,3,6 dhe 10 fillon mësimin të hënën, më 14 shtator sipas skenarit A (me prezencë në shkollë), ndërsa klasat 4 dhe 5 fillojnë mësimin në të njëjtën datë, sipas skenarit A ose B, pra me prezencë në shkollë, ose mësim të kombinuar, varësisht nga kapaciteti i shkollës në përputhje me vlerësimin e task forcës në nivel të DKA-së dhe shkollës.

Ndërkohë, faza e dytë, fillon më 21 shtator, në të cilën përfshihen klasat, 7, 8, 9, 11 dhe 12, sipas skenarit B, pra dy ditë në shkollë dhe tri ditë mësim online dhe në distancë./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera