Opinione

A ka faj religjioni?!

Autori: Gazeta inFokus 17:39 | 01 November 2020

Shkruan: Jakup Gashi

Zbulimi i rezervave të gazit në det nga Turqia, kohën e fundit, e bënë këtë vend fuqi në fushën e energjisë dhe furnizimit në Evropë.

Sasia e gjetur tejkalon edhe Rusinë.

-Advertisement-

Deri tani Europa ishte e varur nga furnizimi me gaz Rus.

Skadimi i moratoriumit në vitin 2023  i jep fuqi Turqisë në rikthimin e Ishujve, rikthimin e kontrollit të plotë në ngushticën e Bosforit.

Zhvillimi ekonomik, avancimi në arsim, avancimi në teknologjinë ushtarake e bëjnë këtë vend edhe me shumë kundërshtarë.

Për të gjitha këto të arritura nuk ka faj Profeti Muhamed e as Feja.

Fillimi i shfryrjes së mllefit ndaj të dërguarve të Zotit, sidomos të fesë Islame, si dhe të feve tjera, do të ngjall konflike dhe luftë fetare në botë, gjë e cila është e panevojshme dhe e dëmshme për gjithë njerëzimin.

Ne si  komb kemi traditë dhe jemi të edukuar në frymën e tolerancës fetare dhe nuk duhet të biem preh e debateve të këtyre ditëve.

Ne do të duhet dënuar çdo akt i cili prek ndjenjat fetare shpirtërore të cilitdo pjesëtarë të feve.

Por, rrëzimi i qeverive marionetë dhe humbja e kontrollit në kolonitë e ndonjë shteti nuk është fajtor Profeti Muhamed e as feja.

Lidhja e Turqisë me kanal ujor nga Deti i Zi në ngushticën e Bosforit do të bëjë edhe më të fuqishme pozitën e saj strategjike.

Pozita e saj strategjike ka peshë në gjeopolitikën botërore.

Turqia është njeri nga aleatet kryesor dhe shtet anëtar  i NATO-se që nuk duhet injoruar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera