A ka dashuri pas tradhtisë?
Autori: Gazeta inFokus 15:58 | 31 March 2020
Përvojat flasin që tradhtia është njëra ndër gjërat më të dhembshme të cilat mund të ndodhin në një lidhje dashurie. Mjafton të ndodhë vetëm njëherë – të dy partnerët, para së gjithash, personi i tradhtuar, gjatë do ta ndiejnë dhembjen dhe të gjitha pasojat e tradhtisë.
Përse tradhtojmë?
Pas një kohe të gjatë të kaluar në një lidhje dashurie dhe (ose) kur fillon mosha e mesme – njerëzit shpesh ndiejnë nevojën për t’u dëshmuar se akoma “vlejnë”. Edhe pse nuk mendojnë për tradhtinë – edhe meshkujt, edhe femrat – shpesh në këtë moshë fillojnë të mbajnë dietë dhe më shumë kujdesen për pamjen e tyre, sepse dëshirojnë akoma të jenë të bukur edhe për veten, edhe për të tjerët.
Aventurat jashtëmartesore nganjëherë paraqesin pikërisht “dëshminë” e tillë.
Për çdo rast, lidhjet “e jashtme”, para së gjithash, tregojnë komunikim të keq dhe krizë të gjatë në marrëdhëniet e partnerëve. Tradhtia më së shpeshti ndodh me dikë që ai që tradhton njihet – kryesisht me ndonjë nga miqtë (miket) apo kolegët (koleget) e punës.
Si përfundohet aventura?
Ekzistojnë tri veprime “universale” në përfundimin e lidhjes jashtëmartesore:
– Pranimi i tradhtisë para partnerit (bashkëshortit-bashkëshortes);
– Kujdesi që kurrë të mos shiheni e as takoheni me të dashurin (të dashurën);
– Gjetja e mënyrës sesi të liroheni nga mendimet për të dashurin (të dashurën).
A është i mundshëm “sanimi” i tradhtisë
Është mendim i gabuar që nëse tradhtia tashmë ka ndodhur, e pastaj është pranuar dhe është falur, lidhja patjetër bëhet më e fuqishme dhe më e sigurt. Ç’është e vërteta, partneri i tradhtuar shpesh fal tradhtinë, por shumë vështirë harron. Dhembja të cilën e ka shkaktuar lidhja jashtëmartesore mund t’i shoqërojë partnerët vite të tera, madje edhe tërë jetën.
Shumica e njerëzve pas tradhtisë natyrisht do të ndihen të lënë padore, të tradhtuar, të mashtruar… Reaksioni i parë i partnerit të tradhtuar më së shpeshti është dëshira që lidhja menjëherë të ndërpritet, sepse shumica e njerëzve nuk mund të jetojë me mendimet për tradhtinë të cilën e ka bërë partneri-partnerja.
Si të qëndrohet bashkë?
Mirëpo, pas tradhtisë, reaksionet e para partneri i tradhtuar në rastet më të shumta megjithatë vendos që “t’i mbyllë sytë” dhe të ruajë lidhjen. Ajo që në atë fazë me rëndësi të dihet është: të menduarit për tradhtinë nuk mund të humb gjë – por me kohë mund të tejkalohet…
Përjetimet emocionale të tradhtisë me kohë do të zbehen nëse nuk përsëriten momentet e dhembshme dhe nëse partneri-partnerja që ka tradhtuar që atij-asaj që ka qenë i tradhtuar t’i ofrojë përkrahje të plotë dhe ndjenjë sigurie në lidhjen emocionale.
Përkrahja – katër rregulla të sjelljes
- Kujdesuni që asnjëherë më të mos jeni shkaktari i fatkeqësisë së partnerit-partneres
Kujdesuni që pas tradhtisë të jeni posaçërisht i përkushtuar partnerit-partneres tuaj, të jeni gjithmonë bashkë me të dhe në atë mënyrë të përpiqeni që të ktheni besimin e humbur.
- Plotësojani të gjitha nevojat emocionale partnerit-partneres
Zotërojeni shkathtësinë e dëgjimit aktiv, tregoni gjithmonë mirëkuptim maksimal dhe ndihmoni partnerit-partneres që të zgjidhë çdo problem, madje edhe atë më të voglin. Ofroni partnerit-partneres përkrahje të plotë emocionale dhe fizike!
- Ofroni partnerit kujdesin e vazhdueshëm
Gjithë kohën tuaj të lirë kushtojani partnerit. Bisedoni ndërmjet vete dhe dëgjojeni njëri-tjetrin. Gjithashtu, pasurojeni jetën tuaj seksuale – le të jetë më e bujshme se më parë.
- Bëhuni plotësisht të sinqertë
Me siguri tradhtia nuk do të ndodhte sikur të ishte çdo gjë në rregull mes partnerëve. Prandaj, mësohuni që tërë komunikimin ta bazoni në sinqeritet dhe të jeni të hapur ndaj njëri-tjetrit. Në vend që të kërkoni dashnor (dashnore) tjetër, shpjegojani partnerit tuaj si dhe përse ndonjëherë ndiheni i pavërejtur, i pajoshur dhe i paplotësuar.
Nëse jeni ju pala e tradhtuar…
Mendoni mirë se çfarë kualiteti ka pasur lidhja juaj para se të ndodhte tradhtia dhe nëpër cilat faza ka kaluar lidhja juaj. Gjithashtu, vëzhgoni me kujdes sjelljen e partnerit se a po angazhohet dhe sa po angazhohet që lidhja sërish të vendoset në baza të shëndosha.
Nëse partneri (partnerja) juaj pas tradhtisë sillet në harmoni me katër kushtet e përmendura më sipër, është e qartë se vërtet po angazhohet që sërish të fitojë besimin tuaj.
Me përkrahjen e partnerit dhe me komunikim më të mirë reciprok – gjithsesi do ta kaloni më lehtë dhembjen dhe ndoshta megjithatë do të kuptoni që lidhja juaj emocionale e meriton edhe një shans
Të tjera
-
Mbesa e kosovarit të burgosur në Serbi: Nuk e dimë si është trajtuar
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Beogradi i cakton 30 ditë paraburgim kosovarit të arrestuar para dy ditësh në kufi, MPJ thotë se i është keqësuar shëndeti
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, ka konfirmuar arrestim...
-
Lajçak: Mandati im si ndërmjetës deri më 31 gusht – me lidershipin e ri të BE’së nis një fazë e re e procesit
Miroslav Lajçak së shpejti do ta lë postin e emisarit special të BE’së për Ba...
-
Vetëaksident tek Llesna në Prishtinë (PAMJE)
Një vetëaksident trafiku ka ndodhur para pak minutave tek Llesna në Prishtinë...
-
Vrąsja e intelektualëve të Mitrovicës 25 vjet më parë, Kurti: Serbia ua mohon familjeve të drejtën për të ditur të vërtetën
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar zhdukjen e intelektualëve të M...
-
Anulohet pjesëmarrja e Kurtit në tubimin e opozitës së Maqedonisë së Veriut sonte në Berlin, çfarë ndodhi?
Bekim Qoku Këshilltar i Jashtëm Politik të Kryeministrit Albin Kurti për marr...
-
Murati: Marrëveshjet e deritanishme janë marrë vetëm me serbët e Kosovës
Kryetari i Lëvizjes për Bashkim, Valon Murati, ka thënë se deri më tani, marr...
-
Ky është rreshteri i NJRSH-së që u suspendua nga IPK-ja, dyshohet se e rrahu keq një qytetar
Sedat Ramdani, rreshter në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në rajonin e Prizren...
-
17 vjeçari e th*rr me thíkë një person në Ferizaj, arrestohet brenda dy orëve
Sot në ora 17:47 policia rajonale e Ferizajt pranoi një informatë se në udhëk...
-
Durmishi i përgjigjet Pal Lekajt: Pse po rren?
Zëvëndësministri i Infrastrukturës, Hysen Dumishi, i ka reaguar ish-ministrit...
-
Stano: Arrestimi i zyrtarëve policorë të Kosovës nga Serbia, shqetësues
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë të ...
-
Një muaj paraburgim për kosovarin e ndaluar në Serbi nën dyshime për kríme ĺufte, thonë familjarët
Një gjykatë serbe ia ka caktuar masën prej një muaji paraburgim të pr...